Raz dhe Aviv u morën peng nga shtëpia e gjyshes: terroristët e Hamasit i futën në kamion

Raz dhe Aviv u morën peng nga shtëpia e gjyshes: terroristët e Hamasit i futën në kamion

”Izraeli është në luftë pasi militantët e Hamasit nisën një sulm shkatërrues”, kështu ka deklaruar kryeministri Benjamin Nentayahu duke se ditët vijuese do të jenë të vështira. Hamasi, grupi militant palestinez që ‘sundon’ Rripin e Gazës, nisi një sulm të gjerë të shumëfishtë kundër Izraelit të shtunën. Mijëra raketa u hodhën nga Gaza ndërsa militantët […]

”Izraeli është në luftë pasi militantët e Hamasit nisën një sulm shkatërrues”, kështu ka deklaruar kryeministri Benjamin Nentayahu duke se ditët vijuese do të jenë të vështira.

Hamasi, grupi militant palestinez që ‘sundon’ Rripin e Gazës, nisi një sulm të gjerë të shumëfishtë kundër Izraelit të shtunën.

Mijëra raketa u hodhën nga Gaza ndërsa militantët depërtuan në komunitetet izraelite, duke masakruar qindra dhe rrëmbyer rreth 150 pengje.

Izraeli nisi një valë sulmesh ajrore si hakmarrje dhe ka vendosur një “rrethim të plotë” në Rripin e Gazës, duke ndërprerë energjinë elektrike, ushqimin, ujin dhe gazin për 2.3 milionë banorë.

Nga ana tjetër, Hamasi ka paralajmëruar se do fillojë të transmetojë video të ekzekutimit të pengjeve nëse Izraeli merret me ‘civilët e pafajshëm’.

Qindra civilë të pafajshëm, duke përfshirë fëmijë, besohet se janë marrë peng në Izrael nga Hamasi.

Autoritetet izraelite nuk kanë dhënë ende detaje specifike në lidhje me numrin dhe identitetin e viktimave të rrëmbyera, megjithatë, një vlerësim paraprak i ndarë nga një zyrtar i lartë ushtarak thotë se janë 150 persona janë kapur.

Midis tyre janë 5-vjeçarja Raz dhe 3-vjeçarja Aviv. Prindërit e dy të miturave janë të shkatërruar.

Babai i tyre Yoni Asher thotë se i pa vajzat e tij në një video të terroristëve, duke shtuar se i kishin futur në një kamion, të rrethuar nga burra me armë në duar.

Ai sipas tvKlan, ende s’ka kontakt as me gruan e tuj, Doron Asher Katz, 34 vjeç. Kjo e fundit ndodhej te shtëpia e prindërve në Izraelin Jugor. Nuk dihet nëse ajo është rrëmbyer apo vrarë.

”Ajo më tha se terroristët i kishin shkuar në shtëpi, telefoni u shkëput”, thotë Yoni./Klan/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?