Rama: Sulmi në Banjskë ishte kronika e zezë e një vdekjeje të paralajmëruar

Rama: Sulmi në Banjskë ishte kronika e zezë e një vdekjeje të paralajmëruar

Kreu i Qeverisë, Edi Rama kujtoi sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, ku mbeti i vrarë efektivi i policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Shqipërisë. Shfaqja ogurkeqe e hijes së përgjakshme të së shkuarës, me armë e me uniforma ushtarake, në skenën e ngarkuar me frymën e ekstremizmit nacionalist […]

Kreu i Qeverisë, Edi Rama kujtoi sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, ku mbeti i vrarë efektivi i policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Shqipërisë.

Shfaqja ogurkeqe e hijes së përgjakshme të së shkuarës, me armë e me uniforma ushtarake, në skenën e ngarkuar me frymën e ekstremizmit nacionalist serb, armatimet e trafikuara për sulm e jo për mbrojtje dhe thasët e financimeve kriminale në veriun e Kosovës, ishte si kronika e zezë e një vdekjeje të paralajmëruar”, u shpreh fillimisht Rama.

Sipas tij, lajmi i vrasjes së efektivit të policisë së Kosovës në krye të detyrës ishte si “një bombë, që shpërtheu me forcën tronditëse të një sinjali të paekuivok përshkallëzimi të konfliktit në atë skenë”.

Në veri të Kosovës, shtoi kryeministri shqiptar, prodhohet tensioni që kthen mbrapsht sistematikisht procesin e dialogut të normalizimit mes Kosovës e Serbisë dhe “ndez llambën e vjetër të krizës ballkanike në sytë e botës demokratike”.

“Zhvillimi i mëtejshëm i ngjarjes pas shpërthimit, kishte pamjen e një materiali arkivor nga lufta e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, ku ngujimi i kriminelëve serbë në një manastir ishte si një ftesë tejet provokuese, për ta çuar konfliktin e armatosur në një pikë pa kthim dhe prodhuar alibira haluçinante vetëmbrojtjeje nga terrori imagjinar i shtetit të Kosovës”, nënvizoi më tej Rama.

Gjatë fjalës së tij, ai konsideroi se fundi i ngjarjes ishte shembullor, falë veprimeve të forcave të sigurisë së Kosovës.

Këta të fundit, për Ramën, nuk ranë në kurthin e dëshiruar prej organizatorëve, po me gjakftohtësi të admirueshme dhe profesionalizëm të lartë, e neutralizuan rrezikun e zgjerimit e të zgjatjes së paparashikueshme të konfliktit.

Kjo, duke iu përgjigjur në mënyrën më të mirë dhe më të drejtë të mundshme, “provokimit djallëzor të grupit kriminal serb”.

“Ndërsa epilogu i ngjarjes, shpallja e zisë kombëtare nga autoritetet e Beogradit për kriminelët e eliminuar nga forcat e sigurisë së Kosovës, ishte shëmbëlltyra e gjallë e hijes të së shkuarës, e cila bashkëjeton me Serbinë qysh nga disfata e saj finale e vitit 1999 në Kosovë, mu si hija që e ndjek kudo njeriun, sapo del drita”,tha kryeministri Edi Rama.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?