Rama: Nuk jam anëtar i LDK-së, nuk besoj se do të kushtëzohem për zgjedhjet tjera

Rama: Nuk jam anëtar i LDK-së, nuk besoj se do të kushtëzohem për zgjedhjet tjera

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se nuk është anëtarë i LDK-së dhe se anëtarësimin nuk e ka opsion as në zgjedhjet e ardhshme lokale kur ai pretendon një tjetër mandat. “Që nga fillimi kemi pasur një marrëveshje të qartë që Lumiri do të merret me politikën, partinë, derisa unë do të merrem me […]

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se nuk është anëtarë i LDK-së dhe se anëtarësimin nuk e ka opsion as në zgjedhjet e ardhshme lokale kur ai pretendon një tjetër mandat.

“Që nga fillimi kemi pasur një marrëveshje të qartë që Lumiri do të merret me politikën, partinë, derisa unë do të merrem me kryeqytetin. Këtë jemi duke e bërë. Kemi raporte fantastike. LDK-së i dëshiroj sukses në zgjedhjet e brendshme. Unë nuk jam anëtarë i LDK-së. LDK-ja më ka ftuar për të garuar, dhe unë këtë e kam parë si një mundësi fantasktike”, tha Rama në ATV.

Rama thotë se edhe në të kaluarën ka dhënë kontribut në kryeqytet duke ndihmuar kryetarët Shpend Ahmeti apo Ismet Beqiri.

“Unë bashkë me LDK-në kemi bërë një fushatë fantastike dhe kemi fituar zgjedhjet”.

I pari i Prishtinës thotë se e ka pasur ëndërr rregullimin e kryeqytetit dhe se moralisht nuk ka mundur të refuzojë ofertën e LDK-së.

I pyetur nëse do të kushtëzohet nga LDK-ja nëse do të dëshiron një mandat të dytë në kryeqytet, Rama thotë se shpreson të ketë mirëkuptim nga partia për të mirën e kryeqytetit.

“Nuk besoj se do të kem ndonjë kushtëzim pasi kam qenë i sinqertë qysh nga dita e parë. Unë jam i interesuar të rregullojë Prishtinën. Nuk jam i interesuar për të garuar për kryeministër apo diçka tjetër”, shtoi tutje Përparim Rama.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?