Rama: Në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë s’do të flitet për agresionin e Serbisë ndaj Kosovës

Rama: Në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë s’do të flitet për agresionin e Serbisë ndaj Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama së bashku me presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, kanë dalë në një konferencë për media, një ditë para se të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë. Në fjalën e tij Rama theksoi se në këtë samit nuk është synimi për diskutimin e luftës mes Izraelit […]

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama së bashku me presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, kanë dalë në një konferencë për media, një ditë para se të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë.

Në fjalën e tij Rama theksoi se në këtë samit nuk është synimi për diskutimin e luftës mes Izraelit dhe Hamasit si dhe për sulmin në veri të Kosovës, por do të ketë një hapësirë për të diskutuar çështjet e fqinjësinë në rajon.

“Samiti i Tiranës është në vazhdën e Procesit të Berlinit dhe është vizion i kancelares Angela Merkel e cila bëri bashkë liderët e Ballkanit Perëndimor të mblidhen bashkë dhe të ulen në një tryezë për të filluar një bashkëpunim për të ardhmen dhe ku bashkëpunim është i përcaktuar brenda kornizës së 4 lirive të BE-së që i japin vendeve mundësinë që të japin më shumë”.

“Të gjitha përpjekjet kanë shkuar e shkojnë në këtë drejtim. BE ka marrë një rol nën udhëheqjen e komisionit për të sjellë një kontribut konkret që është shumë i rëndësishëm. Kjo është risia më e madhe që i jep mundësi vendeve nga njëra anë që të aksesojë një fond ekstra te BE-së dhe të ketë hapësira të reja në tregun e përbashkët të BE-së. Kemi përcaktuar edhe një hapësirë për të diskutuar çështjet e fqinjësinë në rajon, por asgjë më shumë, sepse nuk është ky synimi. Vërtetë Tirana është kryeqyteti evropian i Ballkanit, por nuk është kërthiza e Europës. Kërthiza e Europës është në Bruksel ku atje diskutohen këto tema”, tha Rama.

Ndërsa, Ursula Von der Leyen, e pyeturs se pas situatës së fundit në Kosovë, çfarë prisni të ndodhë me marrëveshjen e Ohrit, tha se“Marrëveshjet e Ohrit që u arritën në shkurt dhe mars, janë baza për pajtimin përmes dialogut të BE”.

“Është me rëndësi që Kosova dhe Serbia të kthehet në tryezë për normalizimin e marrëdhënies. Kjo është rruga e duhur për të ardhmen sepse Kosova dhe Serbia do jenë pjesë e BE”.

📍Kryeministria – Konferenca për mediat me Presidenten e Këshillit të Europës, për objektivat dhe pritshmëritë e samitit të nesërm të Procesit të Berlinit🇦🇱🙏🇪🇺

📍Kryeministria – Konferenca për mediat me Presidenten e Komisionit Europian, për objektivat dhe pritshmëritë e samitit të nesërm të Procesit të Berlinit🇦🇱🙏🇪🇺

Posted by Edi Rama on Sunday, October 15, 2023

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?