Qeveria thotë se mbështet mbajtjen e zgjedhjeve në veri sipas udhëzimit administrativ

Qeveria thotë se mbështet mbajtjen e zgjedhjeve në veri sipas udhëzimit administrativ

Qeveria e Kosovës tha se mbështet mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat në veri të Kosovës, në bazë të kornizës ligjore që ka ofruar. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i tha Radios Evropa e Lirë se udhëzimi administrativ i publikuar në shtator është rezultat i zotimeve të ekzekutivit kosovar për shtensionimin […]

Qeveria e Kosovës tha se mbështet mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat në veri të Kosovës, në bazë të kornizës ligjore që ka ofruar.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i tha Radios Evropa e Lirë se udhëzimi administrativ i publikuar në shtator është rezultat i zotimeve të ekzekutivit kosovar për shtensionimin e situatës në veri, “por edhe reflektim i bindjes sonë se zgjedhjet e reja atje duhet të nxiten nga vullneti demokratik dhe burimor i qytetarëve”.

“Qeveria nuk shpall dhe nuk organizon zgjedhje. Megjithatë i mbështet ato. E konsiderojmë jashtëzakonisht të rëndësishme që fushata e zgjedhjeve të ardhshme të jetë e hapur dhe fer, dhe zgjedhjet të jenë të lira dhe demokratike. Pjesëmarrja e qytetarëve serbë të Kosovës është kruciale”, tha Kryeziu, duke komentuar kërkesën e Listës Serbe që zgjedhjet në veri të shpallen,

Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë, që ka mbështetjen e Beogradit zyrtar – njoftoi më 13 tetor se është e gatshme të marrë pjesë në zgjedhjet në komunat në veri.

Më herët kjo parti kishte kushtëzuar mbajtjen e zgjedhjeve, duke kërkuar “tërheqjen e njësive speciale të Kosovës, amnistinë e të gjithë serbëve të arrestuar që morën pjesë në barrikada apo protesta dhe dorëheqjen e kryetarëve shqiptarë”

Më 13 tetor kreu i këtij subjekti, Goran Rakiq, nuk i përmendi specifikisht këto kushte, por tha se për vendimin për pjesëmarrje në zgjedhje, partia e mori në bashkëpunim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Të stimulojmë procesin politik dhe dialogun që do të kontribuonte në përmbushjen e kushteve tona, të cilat i kemi theksuar disa herë deri më tani”, tha Rakiq gjatë një konference për media në Mitrovicë të Veriut.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?