‘Premier League’ i shkruan letër KPM-së: Vetëm dy kompani i kanë të drejtat e transmetimit në Kosovë

Liga elitare e futbollit në Angli, Premier League i ka shkruar një letër Komisionit të Pavarur të Mediave, në të cilin ka sqaruar se të drejtat për transmetimin e ligës në Kosovë i kanë dy kompani: Arena nga Serbia dhe Digitalb. Jeton Mehmeti, kryetar i Bordit të KPM-së, ka thënë sot se para disa ditësh […]

Jeton Mehmeti, kryetar i Bordit të KPM-së, ka thënë sot se para disa ditësh ka pranuar një konfirmim nga Premier League mbi dy kompanitë që posedojnë të drejtat për transmetimin e ligës në territorin e Kosovës.

“Ne kemi pranuar një letër nga Premier League, i cili potencon se Premier League u ka dhënë të drejtat e transmetimit të ligës në Kosovë për dy kompani: Arena dhe Digitalb. Dhe kjo nënkupton se e vetmja mundësi që qytetarët e Kosovës të shohin Premier League është përmes platformave të licencuar nga ana jonë të cilët vijnë në marrëveshje me njërën nga këto dy kompani që i kanë të drejtat për transmetimin e Premier League”, ka thënë Mehmeti.

Kryetari i Bordit të KPM-së ka thënë se në korrespodencën e tij me Premier League, ka pyetur shoqatën e ligës elitare të futbollit anglez rreth mundësisë që të drejtat e transmetimit të Premier League të blihen nga një kompani kosovare.

“Jemi të interesuar të dimë se mbi çfarë baze janë dhënë këto të drejta për këto dy kompani të cilat nuk janë të licencuara në Kosovë dhe se çfarë duhet të bëjmë që edhe kompani kosovare, siç hyn këtu edhe operatori publik Telekomi, që të kenë mundësi të blejnë të drejtat e transmetimit”, ka thënë Mehmeti.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?