Policia kryen dy bastisje në Zveçan

Policia kryen dy bastisje në Zveçan

Gjatë ditës së sotme, Policia e Kosovës ka kryer edhe dy bastisje në veri, lidhur me rastin e sulmit terrorist serb në Banjskë të Zveçanit. Zëvendësdrejtori i Policisë të Kosovës në rajonin e veriut, Veton Elshani bëri të ditur se nga ky aksion, nuk ka persona të arrestuar. “Mund ta konfirmoj se kemi kryer bastisje […]

Gjatë ditës së sotme, Policia e Kosovës ka kryer edhe dy bastisje në veri, lidhur me rastin e sulmit terrorist serb në Banjskë të Zveçanit.

Zëvendësdrejtori i Policisë të Kosovës në rajonin e veriut, Veton Elshani bëri të ditur se nga ky aksion, nuk ka persona të arrestuar.

“Mund ta konfirmoj se kemi kryer bastisje në lidhje me rastin e Banjskës. Njëra bastisje është kryer në Rudarë dhe një tjetër afër komunës në Zveçan. Nuk kemi persona të arrestuar”, theksoi ai për Teve1.info.

Më 24 shtator, Policia e Kosovës u sulmua nga një grup kriminelësh serbë në Banjskë të Zveçanit, me ç’rast mbeti i vdekur rreshteri Afrim Bunjaku.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se do të paraqes dëshmi të reja që tregojnë se në sulm janë përfshirë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ministri i Mbrojtjes së Serbisë dhe shefi i komandës së ushtrisë së Serbisë.

Siç ka bërë të ditur ai, përgatitjet e sulmit janë bërë në bazën e trajnimeve ushtarake që gjendet afër Kopaunikut.

Sulmet ndaj Policisë së Kosovës janë dënuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian dhe është bërë thirrje që fajtorët të sillen para drejtësisë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?