Persona të panjohur për të dytën herë zhvarrosin trupin e Lutfi Ajazit: Kush është ky njeri?

Persona të panjohur për të dytën herë zhvarrosin trupin e Lutfi Ajazit: Kush është ky njeri?

Varri i një personi në fshatin Sankoc të Drenasit, të dielën, për të dytën herë është hapur, nga ku janë nxjerrë mbetjet mortore. Familjarë të të ndjerit nuk kanë pranuar të flasin, e Policia ka njoftuar se rasti është duke u trajtuar si dëmtim i varrezave Dheu i varrit të Lutfi Ajazit, që ka ndërruar […]

Varri i një personi në fshatin Sankoc të Drenasit, të dielën, për të dytën herë është hapur, nga ku janë nxjerrë mbetjet mortore. Familjarë të të ndjerit nuk kanë pranuar të flasin, e Policia ka njoftuar se rasti është duke u trajtuar si dëmtim i varrezave

Dheu i varrit të Lutfi Ajazit, që ka ndërruar jetë 10 vjet më parë, mban ngjyrën e zezë e duket si të ishte bërë tani. Varri që ndodhet në fshatin Sankoc të Drenasit u hap për të dytën herë, nga ku u larguan mbetjet mortore të Ajazit nga persona të panjohur.

Sipas burimeve të KOHËS, 10 muaj më parë varri u hap dhe nga aty u nxorën mbetjet mortore, por që familjarët i mblodhën dhe i rikthyen sërish. Rasti nuk ishte lajmëruar në Polici.

Ngjarja u përsërit të dielën nga persona ende të panjohur. Sipas Policisë për Rajonin e Prishtinës, rasti është duke u trajtuar si “dëmtim i varrezave”.

Te varri pa ndonjë mbishkrim që e identifikon atë, sipas burimeve, është lënë një mesazh ku thuhej: “Eshtrat e tradhtarëve nuk kanë vend këtu”.

Kadri Ajazi, përfaqësues i fshatit, tregon se nuk ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe se nuk ka informata zyrtare.

“Sipas banorëve thonë që janë nxjerrë ata eshtra, i kanë pa afër rrugës edhe derisa ka ardhur policia ata me ato punët e veta që i kanë obligim me i krye, i kanë krye edhe kanë shku. Kështu që nuk kam qenë i informuar fare dhe nuk kam dalë”, ka thënë Ajazi.

Kush është Lutfi Ajazi?

Fatmir Limaj e kishte përmendur Lutfi Ajazin, para më shumë se 7 vitesh.

Ai e kishte lidhur emrin e Ajazit me plagosjen e Sabri Hamitit dhe vrasjen e Enver Malokut.

“Lutfi Ajazi, kujtoj është i plagosur. Tash del se ka marrë pjesë në atentate, në masakra. Bile tash kam kuptuar se Sabri Hamitin e ka plagos ai, pastaj Enver Malokun, ai ka marrë pjesë në përgatitjen e vrasjes së tij. Janë këto misterioze edhe sot. Ka plotë”, kështu ka thënë Limaj në Gjykatën e Hagës më 23 maj të vitit 2005.

Por kush është Lutfi Ajazi?

Emri i tij përmendet edhe si i dyshuari kryesor në rrëmbimin dhe zhdukjen e mjekut të UÇK-së, Dr. Hafir Shalës në vitin 1998, diku në aferësi të Prishtinës, transmeton Indeksonline.

Dr. Hafir Shala aso kohe bashkë me dy person tjetër ishte nisur nga Drenica për në Prishtinë për t’ufurnizuar me medikamente për UÇK-në. Ai në afërsi të Prishtinës ishte kidnapuar pasi që ishte ndaluar nga forcat policore serbe. Që nga ajo kohë, Dr. Hafiri figuron i zhdukur.

Në një letër dërguar mediave nga Esat Shala familjar i afërt i Dr.Hafir Shalës dhe ish-pjesëtar i FSK-së, përmend emra konkretë që duhet të merren në pyetje për të zbuluar të vërtetën e zhdukjes së Dr.Hafir Shalës.

Ai në këtë letër përmend edhe Lutfi Ajazin, ish inspektor i sigurimit shtetëror serb, pastaj edhe Fadil Syleviqin, tash pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Ne kerkojmë nga shteti i Kosoves urgjent qe ketë tradheti-rrembim tinzar dhe qyqar te Dr Hafir Shales qe te merren ne pytje kta persona. Lutfi Ajazi ish inspektor i sigurimit shtetror,Fadil Syleviqi oficer i lart i sherbimit policor, Shaban Neziri si dhe disa nga Mujajt e Gradices qe ishin ne sherbim te sigurimit shtetror serb ne ate kohë si dhe shume njerz te tjer qe sotë udhheqin strukturat me te larta te shtetit tonë te korruptun. Ne si Familjar nuk do te ndalemi se kerkuari te verteten shpresojm dhe besojm qe 10 prilli i ketij viti do te jetë viti i fundit kur do te zbardhet fati i Dr. Hafir Shales”, thuhet në letrën e Esat Shalës.

Lutfi Ajazi përmendet edhe si inspektor i UDB-së në një tekst nga Abudallah Prapashtica.

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?