Përfundon seanca ndaj Hajdarit, avokati Shefqeti: Ministrja e ndërroi deklaratën

Përfundon seanca ndaj Hajdarit, avokati Shefqeti: Ministrja e ndërroi deklaratën

Për të tretën herë me radhë, është mbajtur me dyer të mbyllura për mediet e publikun seanca ndaj ministres së Industrisë, Ndermarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, e cila dyshohet se aksidentoi një të mitur me veturë. Seanca ka zgjatur për më shumë se dy orë, teksa është bërë administrimi i provave dhe është dëgjuar ministrja […]

Seanca ka zgjatur për më shumë se dy orë, teksa është bërë administrimi i provave dhe është dëgjuar ministrja Rozeta Hajdari në cilësinë e të pandehurës.

Avokati i palës së dëmtuar, Florim Shefqeti, ka deklaruar pas përfundimit të seancës se Hajdari ka bërë ndërrimin e deklaratës ne tersi, teksa ka propozuar që gjykata t’ia konfiskojë Hajdarit patentë-shoferin.

“Ne vlerësojmë që në këtë rast janë përmbushur në tërësi elementet e kundërvajtjes. Ajo çka është e rëndësishme është që e pandehura ka bërë ndërrimin e deklaratës në tërësi nga fakti që fillimisht ka deklaruar që ka parë dy fëmijë duke dalë nga marketi, tanimë e ka ndryshuar duke thënë se jo nuk e kam parë dhe që e ka parë vetëm momentin e goditjes së tyre”.

“Ne kemi kërkuar nga gjykatat që te mos i falë besimin për shkak se ka kundërthënie. Po ashtu më herët ka deklaruar se moti ka qene me shi, tani e ka bërë ndryshimin e deklaratës dhe së fundi lidhur me deklaratën e saj që ka frenuar, kur e kemi ballafaquar me ekspertizën dhe supërekspertizën, ka refuzuar të përgjigjët. Kemi kërkuar që të pandehurës t’i ndalohet e drejta e drejtimit të automjetit, si dhe marrja e patentë-shoferit”, u shpreh Shefqeti.

Ndërsa pas seancës, avokati mbrojtës i Hajdarit, Alban Makolli tha që seanca ka qenë e mbyllur për publikun dhe se nuk dëshirojnë të prononcohen.

Pas seancës së parafundit, përfaqësuesi i palës se dëmtuar kishte deklaruar se ekspertët kanë konstatuar se vetura e ministres Hajdari s’kishte gjurmë të frenimit në momentin e aksidentit.

Seanca e datës 9 tetor si dhe ajo e datës 11 tetor 2023 si dhe seanca e sotme janë mbyllur për publikun më arsyetimin se kemi të bëjmë me rastin e aksidentit ndaj një të miture.

Ndërkohë, ministrja Hajdari kishte thënë se nuk ndjehet fajtore për aksidentin ku ishte goditur një fëmijë. Sipas saj, ajo kishte qenë në shpejtësinë brenda rregullave të komunikacionit dhe se papritmas vajza është goditur nga vetura pasi e njëjta ka qenë duke vrapuar./EkonomiaOnline.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?