Palestinezët thonë se avionët izraelitë kanë hedhur fletushka paralajmëruese për evakuim

Banorët palestinezë të qytetit Beit Lahiya në rajonin verior të Rripit të Gazës thanë të enjten se avionët izraelitë lëshuan fletushka duke i paralajmëruar ata të evakuonin shtëpitë e tyre dhe të shkonin në “strehimoret e njohura”. “Kushdo që është pranë terroristëve të Hamasit do të vërë jetën e tij në rrezik”, thuhej në fletushka. […]
“Kushdo që është pranë terroristëve të Hamasit do të vërë jetën e tij në rrezik”, thuhej në fletushka. “Respektimi i udhëzimeve të IDF do t’ju parandalojë që të ekspozoheni ndaj rrezikut”, raporton Associated Press.
Zona tashmë ishte goditur rëndë në kohën kur u hodhën fletushkat. Strehimoret në Rripin e Gazës nuk janë të sigurta nga sulmet ajrore. Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë ka parë 10 prej strehëzave të saj të goditura që nga fillimi i operacionit.
Palestinezët që jetojnë në Rripin e goditur kanë thënë se ushtria shpesh nuk i ka lajmëruar para se të godasë shtëpitë, ose do t’i lajmërojë ata, por jo me kohë të mjaftueshme për t’u evakuuar para se të godasin shtëpitë e tyre.
Zyrtarët izraelitë të mbrojtjes kanë thënë se ata përpiqen të japin paralajmërim përpara sulmeve.












