Osmani në Granada: Raportohet se në orën 17:00 mban konferencë për media

Presidentja Vjosa Osmani tashmë ka shkuar në Granada të Spanjës për të marrë pjesë në samitin e Komunitetit Politik Evropian. Klan Kosova mëson se ajo do të jetë në samit rreth orës 12:00, ku do të deklarohet për media në hyrje. Ndërkaq, në ora 17:00 do të mbajë konferencë për të gjitha mediat. E para […]

Presidentja Vjosa Osmani tashmë ka shkuar në Granada të Spanjës për të marrë pjesë në samitin e Komunitetit Politik Evropian.

Klan Kosova mëson se ajo do të jetë në samit rreth orës 12:00, ku do të deklarohet për media në hyrje.

Ndërkaq, në ora 17:00 do të mbajë konferencë për të gjitha mediat.

E para e shtetit të Kosovës pas arritjes mbrëmë në Granada ka treguar në platformën X, se në këtë samit do diskutojë sfidat e sigurisë së Kosovës pas aktit të agresionit të Serbisë.

”Në takime me kolegët udhëheqës, do të diskutoj sfidat e sigurisë në Kosovë pas aktit të agresionit të Serbisë dhe do të ritheksoj angazhimin tonë për thellimin e bashkëpunimit me aleatët për paqen, stabilitetin dhe sigurinë afatgjatë”, shkroi Osmani.

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë do të jenë temë diskutimi i liderëve të shteteve evropiane në samitin e Komunitetit Politik Evropian (EPC), gjatë ditës së sotme në Granada të Spanjës, ndonëse diskutimet do të jenë me dyer të mbyllura.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?