Orbani i Hungarisë me deklaratë skandaloze: Qesharake që Serbia të sanksionohet, kosovarët të sillen ndryshe

Samiti i Granadës në Spanjë për diskutim kishte edhe sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit. Në këtë samit u përfol edhe sanksionimi i Serbisë si përgjegjëse për këtë sulm terrorist. Por, jo të gjithë ishin “pro” që Serbia të sanksionohet. Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, e quajti qesharake këtë, pasi që sipas tij Serbia po […]
Samiti i Granadës në Spanjë për diskutim kishte edhe sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.
Në këtë samit u përfol edhe sanksionimi i Serbisë si përgjegjëse për këtë sulm terrorist.
Por, jo të gjithë ishin “pro” që Serbia të sanksionohet.
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, e quajti qesharake këtë, pasi që sipas tij Serbia po provokohet.
“Sanksionet ndaj Serbisë janë qesharake dhe të pamundura. Serbët kanë pësuar rregullisht provokime në dy vitet e fundit. Kështu që duhet të kuptojmë që kosovarët duhet të sillen ndryshe. Mos i provokoni serbët. Provokimet çojnë në reagim, i cili më pas sjell paqëndrueshmëri. Prandaj, pa Serbinë nuk ka stabilitet në Ballkan”, deklaroi Viktor Orban, kryeministër i Hungarisë./demokracia












