Një javë nga sulmi terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë

Një javë nga sulmi terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë

 Janë bërë një javë prej kur ndodhi sulmi terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit. Aty mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, një polic u plagos dhe dy të tjerë u lënduan. Atë ditë, të shtënat me armë zgjatën me orë të tëra, pasi rreth 30 persona të armatosur rëndë “u strehuan” në […]

 Janë bërë një javë prej kur ndodhi sulmi terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit. Aty mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, një polic u plagos dhe dy të tjerë u lënduan. Atë ditë, të shtënat me armë zgjatën me orë të tëra, pasi rreth 30 persona të armatosur rëndë “u strehuan” në Manastirin e Banjskës.

Përderisa vazhdonte situata e tensionuar në Banjskë, Kryeministri Kurti në një konferencë për media kishte prezantuar fotografi ku shiheshin personat e armatosur duke bartur gjëra të cilat nuk mund të identifikoheshin.

Nga gjuajtjet e vazhdueshme me armë, të vdekur mbetën edhe 3 sulmues serbë, mirëpo ministri Sveçla ka thënë se kanë indikacione që ky numër mund të jetë më i madh.

Më pas, rreth orës 18:00 të së dielës, Njësia Speciale e Policisë së Kosovës e ka marrë në kontroll Manastirin e Banjskës. Atje janë arrestuar 6 sulmues, derisa të tjerët dyshohen se kanë ikur në malet që e rrethojnë manastirin. Poashtu është gjetur edhe sasi e konsiderueshme e armatimit.

Sveçla ka thënë detaje edhe për armatimin që është gjetur atje. Sipas tij, atje janë gjetur pajisje “për qindra sulmues të tjerë” dhe shtoi se vlera e armatimit kap shifrën 5 milionë euro. Ai tha se në disa nga veturat e shfrytëzuara nga sulmuesit janë gjetur dhe dokumentacione ruse.

Lidhur me situatën në Veri, në ditën e sulmit terrorist është deklaruar për media edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ai tha se sulmuesit nuk ishin serbë të Serbisë, por ishin serbë të Kosovës që u rebeluan kundër Kurtit.

Aktualisht në paraburgim janë katër persona nga grupi i armatosur që dyshohet se kreu sulmin terrorist, ndërkaq të premten nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radojiçiq mori përsipër përgjegjësinë për gjithçka që ndodhi të dielën në Banjskë.

Radojiçiq ka thënë se ka kryer të gjitha përgatitjet logjistike dhe se vrasja e policit Afrim Bunjaku ka ndodhur “aksidentalisht”.

Dëshmitë e Kosovës për lidhjen e Serbisë me sulmin terrorist në Kosovë

Qysh në orën 7:20 të mëngjesit kur edhe e konfirmoi sulmin, kryeministri Kurti tha se ai është organizuar me mbështetje politike, financiare dhe logjistike nga Beogradi zyrtar, mirëpo për t’i mbështetur fjalët e Kurtit, ministri i tij i Brendshëm ka publikuar disa “dëshmi” për lidhjen zyrtare të Serbisë me grupin terrorist.

Sveçla fillimisht ka shpërndarë një video të realizuar nga droni i Policisë, ku në hapësirat e manastirit shihet nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiq, i cili është në Listën e Zezë të SHBA’së dhe Britanisë së Madhe.

“Ky në pamjet më poshtë është Milan Radojçiq, nënkryetar i Listës Serbe, po ashtu pjesë edhe e Listës së Zezë të ShBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar. Kryekrimineli Radojçiq ka qenë udhëheqës i këtij grupi terrorist dhe i sulmit ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku”, kishte shkruar Sveçla.

Më pas ai lëshoi edhe një informacion tjetër, të cilin e prezantoi si dëshmi. Ai publikoi fotografinë e një prej sulmuesve të vrarë, për të cilin tha se është Bojan Mijailoviq, trupëroja e shefit të BIA-s serbe, Aleksandar Vulin, në vizitën e tij në Republikën e Kosovës në vitin 2013.

“Ndërkaq, sot është konfirmuar që njëri nga të vrarët që ishte po ashtu pjesëmarrës i atij akti është edhe Bojan Mijailoviq, trupëroja e shefit të BIA-s serbe, Aleksandar Vulin, në vizitën e tij në Republikën e Kosovës në vitin 2013. Shteti i Serbisë është këmbë e krye i përfshirë në këtë sulm terrorist me qëllim destablizimin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

“Dëshmia” tjetër për përfshirjen e Serbisë në sulmin e 24 shtatorit që e prezantoi Sveçla ka të bëjë me armatimin që u konfiskua në manastirin e Banjskës. Ai publikoi një dokument, për të cilin tha se është vërtetim që ushtria e Serbisë i ka dhënë grupit me rastin e dorëzimit të lansuesit të granatave, që më pas u zu nga Policia e Kosovës.

Lëvizja e një kolone ushtarake në jug të Serbisë

Të shtunën REL raportoi se rreth mesditës një autokolonë ushtarake po lëvizte nga jugu në veri të vendit.

Më pas Qeveria e Kosovës më pas i bëri thirrje të shtunën vonë Serbisë t’i tërheqë trupat ushtarake nga vija kufitare me të.

“Qeveria e Republikës së Kosovës me vëmendje dhe vigjilencë është duke ndjekur zhvillimet e ​fundit sa i përket lëvizjes së njësive ushtarake të Forcave të Armatosura të Serbisë në drejtim të vijës kufitare me Republikën e Kosovës”, tha Qeveria e Kosovës në një komunikatë për media.

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, i bëri thirrje Serbisë të shtunën ta ndalë menjëherë zhvendosjen e ushtrisë përgjatë kufirit me Kosovën dhe t’i tërheqë trupat e vendosur deri tani.

Ndërsa, Koordinatori për komunikime strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, shprehu shqetësimin e Uashingtonit, për siç tha, “dislokimin e madh” të trupave të Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën.

Sulmi ndaj Policisë së Kosovës u dënua nga ndërkombëtarët.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?