Në Champions: Tifozët e Crvena Zvezdas ‘nderojnë’ terroristët e vrarë në Banjskë

Grupi i tifozëve të Crvena Zvezdas, Delije, mbrëmë gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Young Boysit kanë “nderuar” tre sulmuesit e vrarë në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator. Në mesin e pjesës së parë, tifozët nacionalistë serbë ngritën pankarta me emrat e Igor Milenkoviq dhe Bojan Mijailoviq, dy nga tre sulmuesit e vrarë […]

Grupi i tifozëve të Crvena Zvezdas, Delije, mbrëmë gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Young Boysit kanë “nderuar” tre sulmuesit e vrarë në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.

Në mesin e pjesës së parë, tifozët nacionalistë serbë ngritën pankarta me emrat e Igor Milenkoviq dhe Bojan Mijailoviq, dy nga tre sulmuesit e vrarë në sulmin e armatosur në veri të Kosovës.

Përveç kësaj, ata kanë vënë në një madhësi më të madhe foton e Stefan Nedeljkoviqit, i cili po ashtu mbeti i vrarë pranë manastirit të Banjskës. Nedeljkoviq ishte tifoz i madh i klubit të Beogradit.

Ndërkohë, thirrjet “vrite, prite, që shqiptari të mos ekzistojë” si dhe “Kosova është Serbi” kanë qenë të pranishme gjatë gjithë 90 minutave.

Tash mbetet të shihet nëse UEFA do të marrë masa pasi bëhet fjalë për ndërhyrje në çështje politike nga një ngjarje sportive.

Takimi mes Crvena Zvezdas dhe Young Boysit përfundoi baras, 2:2.

Në aksionin në Banjskë, për të cilin e mori përgjegjësinë Milan Radoiçiq, mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Sulmi është cilësuar terrorist nga Qeveria e Kosovës, BE-ja e SHBA-ja./Koha/ 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?