Musliu: Qeveria po qet kushte në Kuvend, kjo është diktaturë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, e ka quajtur diktaturë kushtëzimin e Qeverisë të mos i përgjigjet pyetjeve të deputetëve, pa i votuar marrëveshjet ndërkombëtare. Ajo ka thënë se është diktaturë që Qeveria t’u vendos kushte të zgjedhurve të popullit. “Me ardhë Qeveria me na qit kushte në parlament, deputetëve të zgjedhur të […]
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, e ka quajtur diktaturë kushtëzimin e Qeverisë të mos i përgjigjet pyetjeve të deputetëve, pa i votuar marrëveshjet ndërkombëtare.
Ajo ka thënë se është diktaturë që Qeveria t’u vendos kushte të zgjedhurve të popullit.
“Me ardhë Qeveria me na qit kushte në parlament, deputetëve të zgjedhur të popullit, kjo është diktaturë. Pyetjen e kam pasur për Xhelal Sveçlen pyetjen s’po e bëj, por po e ftoj të vije nga kampi Belvedere dhe ta bindë këtë njeri këtu që t’i votojnë rekomandimet qe kanë dalë nga PDK-ja për Policinë e Kosovës. Mjaft më se u bëtë gaz”, është shprehur Musliu.












