Ministrja e Jashtme gjermane: S’ka asnjë alternativë tjetër pos Marrëveshjes së Ohrit për Kosovën e Serbinë

Ministrja e Jashtme gjermane: S’ka asnjë alternativë tjetër pos Marrëveshjes së Ohrit për Kosovën e Serbinë

Kryediplomatja gjermane, Annalena Baerbock, në konferencën që mbajti sot në Tiranë Ministerialin e Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, e bëri të qartë se Kosova dhe Serbia duhet t’i përmbahen Marrëveshjes së Ohrit. Ajo tha se duhet të bëhen kompromise nga palët dhe se pushtetarët t’i bëjnë ballë rrymave të kundërta në politikën e […]

Ajo tha se duhet të bëhen kompromise nga palët dhe se pushtetarët t’i bëjnë ballë rrymave të kundërta në politikën e brendshme.

“Nuk ka asnjë alternativë tjetër përveçse Serbia dhe Kosova të angazhohen në mënyrë të vendosur për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit. Ajo që presim është më shumë gatishmëri për kompromis dhe kurajë për t’u bërë ballë edhe rrymave të kundërta të politikës së brendshme. Pikërisht mbi këto baza është ngritur BE”, tha ajo.

Derisa foli për domosdoshmërinë e zgjerimit të BE-së dhe anëtarësimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor, ministrja e Jashtme gjermane tha se në rajon duhet të shuhen shkëndijat që mund të ndezin konfliktet e vjetra.

“Do të donim që të shuanim një herë e mirë shkëndijat e zjarreve të vjetra, vatrat e shumta të konflikteve të mëdha e të vogla në rajon”.

Në këtë drejtim, Baerbock tha se pala serbe ka provokuar me dërgimin e trupave në kufi me Kosovën.

“Provokimet e palës serbe përmes rritjes së prezencës së trupave në kufirin me Kosovën e kanë nxehur edhe më tej situatën që edhe ashtu ishte e tensionuar dhe për këtë edhe biseduam përgjatë takimit. Dhe kjo ndodhte pas një sulmi tinëzar kundër Policisë së Kosovës prej një bande terroriste të armatosur gjer në dhëmbë. Presim pra prej qeverisë serbe që të mund të çojë përpara proceset hetimore të ngjarjeve të 24 shtatorit dhe të kontribuojë në sqarimin e rrethanave ashtu sikurse edhe të ngjarjes së majit kundër ushtarëve të KFOR-it”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?