Michel para liderëve të BE’së dhe Ballkanit Perëndimor: Të dyja palët të jemi gati për integrim deri më 2030

Michel para liderëve të BE’së dhe Ballkanit Perëndimor: Të dyja palët të jemi gati për integrim deri më 2030

Udhëheqësit e Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor u pritën nga kryeministri Edi Rama në ambientet e Kryeministrisë, për të vazhduar më pas Samitin e Procesit të Berlinit. Pas ceremonisë së pritjes, liderët iu drejtuan Piramidës, aty ku po zhvillohen punimet e Samitit. Në hyrje të Samitit, kryeministri Edi Rama vuri theksin te ndasitë mes vendeve […]

Pas ceremonisë së pritjes, liderët iu drejtuan Piramidës, aty ku po zhvillohen punimet e Samitit.

Në hyrje të Samitit, kryeministri Edi Rama vuri theksin te ndasitë mes vendeve anëtare dhe atyre jo anëtare të Bashkimit Europian. Sipas tij, premtimet ekonomike të Procesit të Berlinit nuk janë realizuar.

“Sfida më e madhe politike është ndarja e dhimbshme mes anëtarëve të BE dhe jo anëtareve. Të jetosh pa BE-në nuk është e lehtë. A mund t’i përballojmë këto ndasi? Premtimet ekonomike të Procesit të Berlinit nuk janë realizuar, sidomos kur krahasohet me mendësinë transformuese që ka sjellë”.

Kancelari gjerman Olaf Scholz, njëherazi ‘arkitekti’ i Procesit të Berlinit, deklaroi se samiti i Procesit të Berlinit provoi rëndësinë e pamohueshme të Ballkanit Perëndimor në union. Sipas Scholz, ndikimi i marrëveshjeve të firmosura vitin e kaluar të Procesit të Berlinit kanë qenë konkrete dhe priten edhe të tjera. Megjithatë, pas agresionit në veri të Kosovës, ka ardhur koha që të tejkalohen konfliktet që mbajnë rajonin në vend numëro.

Edhe Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, theksoi rëndësinë e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Michel tha se të dyja palët duhet të jenë gati për zgjerim deri në vitin 2030-të.

“Zgjerimi është investim në paqen dhe begatinë e BE-së dhe anëtarëve tanë të ardhshëm. Rrugëtimi juaj ka nisur më shumë se 20 vite më parë në BE. Ka qenë një rrugë shumë e ngadaltë. Zhgënjyese. Por tani, besoj që duhet të jemi gati në të dyja anët deri në 2030-ën për t’u zgjeruar. Lufta në Ukrainë e ka përqendruar vëmendjen tonë te zgjerimi”.

Kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen tregoi qëllimin e unionit për t’i dhënë qasje Ballkanit Perëndimor në tregun e përbashkët europian.

“Për këtë arsye kam prezantuar planin e rritjes. Duam që t’u japim qasje në tregun e përbashkët europian. Për këtë, na duhen reforma në Ballkanin Perëndimor dhe ata që kanë vullnetin të reformohen, do të marrin financim nga Bashkimi Europian. Është një stimul për ata që vërtet duan të ecin përpara. Dyert tona janë të hapura, kështu që le të punojmë për këtë të çuar para këtë plan rritjeje”.

Dy janë elementët kryesorë për t’u analizuar në Forumin e Udhëheqësve të Procesit të Berlinit.

Së pari elementi politik.

Një prej shtyllave të Procesit të Berlinit themeluar në vitin 2014 është fqinjësia e mirë në rajon. E në këtë kontekst situata e tensionuar pas 24 Shtatorit në Veri të Kosovës është një temë për t’u diskutuar aq më tepër që në Tiranë nesër do të jenë dy arkitektët e planit Franko-Gjerman.

Aspekti i dytë dhe më i rëndësishmi, ai me karakter ekonomik.

Në 31 Maj 2023 nga forumi, GLOBSEC në Bratislavë Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, njoftoi se BE është duke punuar për “Neë Plan Growth” (Planin e rritjes) për vendet e rajonit por nuk dha shifra se ku konsiston ky plan në terma financiar. /TCh/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?