Me inteligjencën nga më të mirat në botë, si dështoi Izraeli të parandalonte sulmin nga Hamasi

Me inteligjencën nga më të mirat në botë, si dështoi Izraeli të parandalonte sulmin nga Hamasi

“Nuk e kemi idenë se si mund të ketë ndodhur kjo”. Ky ishte reagimi i parë që dhanë zyrtarët izraelitë pas sulmit në befasi të Hamasit. Pavarësisht të gjitha burimeve të mëdha të inteligjencës izraelite, sulmi nuk u parandalua. Dhjetra persona të armatosur palestinezë ishin në gjendje të kalonin kufirin e fortifikuar mes Izraelit dhe […]

Pavarësisht të gjitha burimeve të mëdha të inteligjencës izraelite, sulmi nuk u parandalua.

Dhjetra persona të armatosur palestinezë ishin në gjendje të kalonin kufirin e fortifikuar mes Izraelit dhe Rripit të Gazës, ndërsa mijëra raketa u hodhën nga Gaza në Izrael.

BBC e cilëson si një dështim të Shin Bet, inteligjencës së brendshme izraelite, Mosadit, agjencisë së saj të jashtme të spiunazhit, si dhe të gjitha aseteve të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit.

Izraeli ka pa dyshim shërbimet më të mirëfinancuara të inteligjencës në Lindjen e Mesme dhe një nga më të mirët në rang global.

Mosad ka informatorë dhe agjentë brenda grupeve militante palestineze, në Liban, Siri dhe gjetkë.

Në të kaluarën, Izraeli ka kryer atentate në kohën e duhur ndaj liderëve militantë, duke i ditur nga afër të gjitha lëvizjet e tyre.

Ndonjëherë këto janë realizuar përmes sulmeve me dron, pasi agjentët në terren kanë vendosur lokalizuas në mjetet e kundërshtarëve.

Në terren, përgjatë gardhit midis Gazës dhe Izraelit ka kamera, sensorë të lëvizjes në tokë dhe patrulla të rregullta të ushtrisë.

Gardhi me tela me gjemba supozohet të ketë qenë një “pengesë e pakalueshme” për të parandaluar pikërisht llojin e infiltrimit që ka ndodhur në këtë sulm.

Megjithatë, dyshohet se militantët e Hamasit, hapën vrima mes telave ose ndoshta kanë hyrë në Izrael nga deti.

Për t’u përgatitur dhe kryer një sulm i tillë i koordinuar, kompleks që përfshin grumbullimin dhe lëshimin e mijëra raketave, pikërisht nën “hundën” e izraelitëve, duhet të jetë bërë në nivele të jashtëzakonshme sigurie nga Hamasi.

 

 

Nuk është për t’u habitur që media izraelite u ka bërë pyetje urgjente udhëheqësve ushtarakë dhe politikë të vendit të tyre. se si mund të kishte ndodhur e gjithë kjo, në 50 vjetorin e një sulmi tjetër të befasishëm, e njohur si lufta e Yom Kipurit, në tetor 1973.

Zyrtarët izraelitë thonë se një hetim i madh ka filluar, por megjithatë pikëpyetjet duket se do të vijojnë me vite.

Por tani Izraeli ka prioritete më urgjente. Ajo duhet të përmbajë dhe të shtypë depërtimin në kufijtë e saj jugorë, duke hequr ata militantë të Hamasit që kanë marrë kontrollin e disa komuniteteve në anën izraelite të gardhit kufitar.

Ajo do të duhet të trajtojë çështjen e qytetarëve të saj që janë kapur robër, qoftë përmes një misioni të armatosur shpëtimi ose përmes negociatave./euronews

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?