Matoshi: Kosova duhet ta shpallë Hamasin organizatë terroriste, ata që e mbështesin të penalizohen

Analisti politik Halil Matoshi ka thënë se Kosova duhet ta shpallë Hamasin organizatë terroriste njëjtë siç kanë vepruar edhe ShBA, BE, Kanada, Australia dhe Japonia, shkruan Periskopi. Përmes një postimi në llogarinë e tij duke treguar se si terroirstët e Hamasit vranë një familje, Matoshi theksoi se “kushdo nga shtetasit kosovarë që e mbështet, të […]
Analisti politik Halil Matoshi ka thënë se Kosova duhet ta shpallë Hamasin organizatë terroriste njëjtë siç kanë vepruar edhe ShBA, BE, Kanada, Australia dhe Japonia, shkruan Periskopi.
Përmes një postimi në llogarinë e tij duke treguar se si terroirstët e Hamasit vranë një familje, Matoshi theksoi se “kushdo nga shtetasit kosovarë që e mbështet, të penalizohet”.
Postimi i plotë:
Mos me harru!
Shikoni këto fytyra: Pafajësi dhe lumtuni njerëzore!
Si ato të Kosovës, 1999.
Âsht familja hebreje Kadem.
Mbani mèn emnat e tyne
Prindët Jonathan dhe Tamar, me vajzat Shachar dhe Arbel 6-vjeçare si dhe Omer-in katër vjeç.
U vranë mizorisht nga fashistat e Hamas-it!
P.S.
Hamas-i duhet me u shpallë – me urgjencë – organizatë terroriste nga Qeveria e Kosovës dhe kushdo nga shtetasit kosovarë që e mbështet, të penalizohet.
Hamas-in e kanë shpallë organizatë terroriste pos Izraelit edhe ShBA, BÉ, Kanada, Australia dhe Japonia.
Kështu duhet me vepru edhe shteti kosovar.












