Maliqi: Vuçiq do të detyrohet ta nënshkruajë Marrëveshjen me Kosovën, pastaj mund ta ketë fatin e Millosheviqit

Maliqi: Vuçiq do të detyrohet ta nënshkruajë Marrëveshjen me Kosovën, pastaj mund ta ketë fatin e Millosheviqit

Opinionisti dhe publicist Shkelzen Maliqi, rreth situates se krijuar sidomos pas sulmit terrorist serb ndaj Kosovës, shkruan se ‘duket se bashkësia ndërkombëtare bashkëbisedues të vetëm që përfaqëson Serbinë, e do vetëm Vuçiqin’. “Tani s ka më arsyetime, i kapur gafil si mashtrues, Vuçiqi do të detyrohet të nëshkruaj marrëveshjen finale dhe çka do të ndodh […]

“Tani s ka më arsyetime, i kapur gafil si mashtrues, Vuçiqi do të detyrohet të nëshkruaj marrëveshjen finale dhe çka do të ndodh me te mund ta mësoj nga fati i idolit të tij Milosheviq, të cilin po ashtu e “përkëdhelnin” deri sa nënshkruante marrëveshjet, por u ndëshkua për mosfirmoshen e Kosovës, e pastaj edhe Serbia e dorëzoj me qejf në Hag.”, shkruan Maliqi.

 Ja shkrimi i plotë, përcjell Periskopi:

A po amnistohen dhe “përkëdhelen” sërish Vuçiqi dhe Serbia pas skenarit makabër të dështuar në Banjska si dhe cirkuzit me “masat” e ndërnarra ndaj kryeterroristit Radoiçiq? Në dukje po, Vuçiq mbetet bashkëbisedues i vetëm që përfaqëson Serbinë në tryezat e rëndësishme politike ku diskutohet kriza në rajon dhe si duhet të procedohet tutje.

A ka vdekur dialogu i Brukselit pas Banjskës? A duhet rifilluar nga para me një qashe të re?

Jam i bindur se qasje të re do të ketë por jo duke hedhur poshtë atë që është arritur në Bruksel me “dialogun e dështuar”. Janë 40 marrëveshje teknike dhe politike që mundësojnë normalizimin e marrëdhënieve të dy vendeve, dhe është marrëveshja politike e Ohrit në bazë të Planit Franko-Gjerman, që është kapital i madh për ta hudhur poshtë si dështim. Vuçiqi nuk po ndëshkohet sepse diplomacia perëndimore po punon në mjekimin e “dorës së tij të sëmurë” që ia pamundësonte firmosjen formale të Marrëveshjes së Ohrit, sidomos të agjendës implementuese. Tani s ka më arsyetime, i kapur gafil si mashtrues, Vuçiqi do të detyrohet të nëshkruaj marrëveshjen finale dhe çka do të ndodh me te mund ta mësoj nga fati i idolit të tij Milosheviq, të cilin po ashtu e “përkëdhelnin” deri sa nënshkruante marrëveshjet, por u ndëshkua për mosfirmoshen e Kosovës, e pastaj edhe Serbia e dorëzoj me qejf në Hag.

Sa i përket qëndrimit të Kosovës për vdekjen e dialogut, duhet të kujtohemi se Km Kurti e ka lonë blanko premtimin e firmosjes së marrveshjes, që është edhe një element i kapitalit të diplomacisë për finalizimin e procesit të Brukselit. Vetëm se është një mesazh paralajmërues nëpër muret e ndërtaseve në Prishtinë, i lënë nga ish kamaradët e Kurtit, që ndërkomëtarët ndoshta nuk e kanë përkthyer: “DO TË JU MASHTROI !” Shpresoj se mesazhi vlen vetëm për ata kosovarë, jo të pakët, që ende besojnë në te.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?