LUFTA IZRAEL-HAMAS: Çka ndodhi dhe çka e shkaktoi konfliktin e ri? Periskopi shpjegon në 6 pika

Një luftë e re mes Hamasit dhe Izraelit shpërtheu të shtunën. Këto janë 6 pikat më të rëndësishme që duhet t’i dini. Guardian i sjell nëpërmjet një analize më të gjatë, por shkurtimisht më poshtë, përkthen Periskopi… 1.Çka ndodhi të shtunën në kufirin mes Gazës dhe Izraelit? Izraeli është zgjuar të shtunën nën breshërinë e […]
Një luftë e re mes Hamasit dhe Izraelit shpërtheu të shtunën. Këto janë 6 pikat më të rëndësishme që duhet t’i dini. Guardian i sjell nëpërmjet një analize më të gjatë, por shkurtimisht më poshtë, përkthen Periskopi…
1.Çka ndodhi të shtunën në kufirin mes Gazës dhe Izraelit?
Izraeli është zgjuar të shtunën nën breshërinë e madhe të raketave që i shkonin nga Hamasi dhe Xhihadi Islamik – dy grupe militante që përveç breshërisë së raketave, morën pengje edhe dhjetëra qindar izraelitë. Ishte një ofenzivë e paparashikuar duke u bërë shkak edhe i kritikave të mëdha për dështimin e inteligjencës izraelite. Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu, tha se ‘Izraeli është në luftë dhe palestinezët do të paguajnë çmim të rëndë’.
Militantët e Hamasit janë inflirtuar në mesin e komunitetit që jeton afër kufirit me Gazën, duke vrarë civilë dhe ushtarë. Video të pavërtetuara, kanë shfaqur izraelitë të tmerruar, të mbuluar me gjak, me duar prapa kokës – si pengje të militantëve të armatosur palezstinesë, shkruan Guardian, përkthen Periskopi.
Qindra të rinj, që ishin pjesëmarrës në një festival në juglindje të Izraelit, u gjendën nën breshërinë e plumbave. 260 trupa të të rinjve të vrarë, u zbuluan nga autoritetet izraelite.
“I kam parë tek binin në tokë, që të gjithë”, tha një nga të mbijetuarit, deklaratën e të cilit e transmeton Guardian.
Ndëkrohë gjatë natës të së shtunës, Forca e Mbrojtjes Izraelite, tha se janë ende rreth 200-300 militantë palestinezë Brenda Izraelit.
2. Si u përgjigj Izraeli?
Izraeli ka thirrur rezervistët e ushtrisë dhe ka lansuar një ofenzivë në ajër dhe në tokë, në Rripin e Gazës ku jetojnë 2.3 milionë njerëz. Netanjahu, ka paralajmëruar palestinezët që ‘ta lënë Gazën menjëherë me një paralajmërim të ashpër për grupin militant Hamas, gjithashtu.
Aeroplanë ushtarakë kanë targeruar dhjetëra ndërtesa në qendër të Gazës, pëerfshirë edhe Kullën Palestineze dhe disa qendra informimi të Hamasit.
Sot, Izraeli ka bërë me dije se është urdhëruar bllokada totale – rrethimi i Gaëz dhe kjo nënkupton se Gaza nuk do të ketë rrymë, ujë e as ushqim.
3. Pse Hamasi sulmoi në këtë formë?
Arsyet specifike për sulmin nuk janë qartësuar, mirëpo muajve të fundit, ka pasur një rritje të dhunës mes ushtarëve izraelitë dhe palestinezëve në Bregun Perëndimor. Ushtarë izraelitë kanë sulmuar fshatra palestineze derisa militant në Bregun Perëndimor, gjithashtu kanë sulmuar ushtarë izraelitë.
Gjatë javës së kaluar, disa hebrenj janë lutur në xhaminë al-Aqsa në qytetin e vjetër të Jerusalemit. Rajoni përreth chamisë, është i njohur si ‘Haram al-Sharif’ dhe është vendi i tretë i shenjtë për myslimanët, pas Mekës dhe Medinës në Arabinë Sauditë.
Për hebrenjtë, është i njohur si Tempulli i Shenjtë por atyre nuk iu lejohet të luten brenda objektit. Hamasi e ka quajtur operacionin e fundit ndaj Izraelit ‘Stuhia al-Aqsa’.
4. Pse sulmi befasoi Izraelin?
Mendohet se Hamasi mund ta ketë planifikuar një sulm të tillë me muaj të tërë, por mbetet misterioze se si inteligjenca izraelitë nuk kishte asnjë ide të vetme se një ofenzivë e tillë po vinte.
Kjo pasi mbikëqyrja e intelegjencës izraelite në Gaza, është e jashtëzakonshme. Ajo monitoron aktivitetet, komunikimet dhe pothuajse kontrollon të gjithë hapësirën ajrore vazhdimisht me dronë. Poashtu, në Rripin e Gazës, Izraeli ka edhe ekip të madh të burimeve njerëzore të inteligjencës së saj.
5. Çka synon Hamazi?
Organizata terroriste Hamas, ka udhëhequr me Rripin e Gazës që prej vitit 2007.
Izraeli tani ka paralajmëruar përdorimin e forcës në shkallë të gjërë për të parandaluar aktivitetet e militantëve dhe jo vetëm në Gaza, por edhe në Bregun Perëndimor dhe në Jerusalemin Lindor. Gjatë procesit, vetëm në orët e fundit janë vrarë qindar palestinezë dhe besohet se do të ketë edhe shumë viktima të tjera e poashtu shtëpi dhe infrastrukturë të shkatërruar.
Po ashtu, rrëmbimi i njerëzve si pengje, komplikon përgjigjen e Izraelit ndaj Hamasit.
6. A e ka Hamasi mbështetjen e njerëzve të zakonshëm në Gaza?
Shumë njerëz në Gaza, duan ta jetojnë jetën e tyre të lirë prej bllokadave, konflikit dhe luftërave që përsëriten. Ata janë të frikësuar nga e gjithë kjo që ndodh ndër vite e po ashtu edhe rregullave që Hamasi ua dikton aty ku jetojnë.
Sidoqoftë, shumë prej tyre janë të gatshëm të rrokin armët si shpresë dhe mister që e karakterizon jetën në Gaza. Ata mendojnë se aksionet e tilla, janë e vetmja mënyrë për të luftuar ‘për një të ardhme më të mirë’.
Mbështetja për Hamasin nuk është testuar që prej zgjedhjeve të fundit në Gaza, në vitin 2006.
Bota ka vërshuar me dënimet verbale që janë bërë kundër Hamasit dhe ‘në përkrahje të Izraelit në të drejtën për vetëmbrojtje’. Presidenti amerikan Joe Biden, i ka thënë Netanjahut se ‘Shtetet e Bashkuara të Amerikës, qëndrojnë krah popullit të Izraelit në përpjekjen e tyre kundër sulmeve tërroriste’.
“Mbështetja e administratës time për sigurinë e Izraelit qëndron solide dhe e palëkundur”, tha presidenti amerikan Joe Biden./The Guardian/ Përktheu: Periskopi/












