Lladrovci: PDK-ja nuk guxon të ndalet, sepse ndalet Kosova

Lladrovci: PDK-ja nuk guxon të ndalet, sepse ndalet Kosova

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka uruar mbështetësit e PDK-së për 24-vjetorin e themelimit të kësaj partia. Ai ka përmendur kontributin e madh të kësaj partie në proceset e shtetetndertimit. Në llogarinë e tij në “Instagram”, ai ka shkruar se nëse ndalet kjo parti, ndalet Kosova. “Partia Demokratike e Kosovës nuk guxon të ndalet, sepse, […]

Ai ka përmendur kontributin e madh të kësaj partie në proceset e shtetetndertimit.

Në llogarinë e tij në “Instagram”, ai ka shkruar se nëse ndalet kjo parti, ndalet Kosova.

“Partia Demokratike e Kosovës nuk guxon të ndalet, sepse, ndalet Kosova! Këto fjalë sa të vërteta, aq përmbajtjesore, dëshmojnë më së miri energjinë e jashtazakonshme të një partie të themeluar pas mbarimit të luftës tonë çlirimtare, nga drejtuesit dhe anëtarët e Drejtorisë politike të UÇK-së, ish drejtues e ushtarë të UÇK-së, atdhetarë e kontribues për liri, qytetarë nga të gjitha shtresat dhe anët e Kosovës. Kisha fatin, të jem në Këshillin nismëtar dhe Kryesinë e Këshillit nismëtar për themelimin e Partisë Demokratike të Kosovës, për të vijuar me organizim politik amanetin e gjeneratave, më të dashurve tanë, të prijësve tanë, të idealeve më sublime, për formimin dhe fuqizimin e shtetit tonë”, ka shkruar Lladrvoci.

Ai ka vlerësuar se PDK-ja është themeluar kur më së shumti i duhej Kosovës, demokracisë dhe pluralizmit në vend.

“Ecja ballhapur e PDK-së, është ecje e historisë tonë të re, duke i kontribuar shtetformimit e shtetndërtimit si asnjë parti tjetër, duke lëvizur përpara procese, aleanca dhe vendime të rëndësishme për historinë tonë të re, për Republikën e Kosovës. Në këtë shënim të përvjetorit, me neve fizikisht nuk janë heronjtë e luftës dhe paqes, Hashimi, Kadriu, Jakupi, Rexha, Hysniu, Nasimi, Salihu, Pjetri, por, kontributi i tyre, për çlirimin e vendit, shtetformimin e shtetndërtimin, mbetet historik”, ka shkruar ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?