Kurti kërkon që Serbia të sanksionohet nga komuniteti ndërkombëtar, përveçse dënohet publikisht

Kurti kërkon që Serbia të sanksionohet nga komuniteti ndërkombëtar, përveçse dënohet publikisht

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mirëpriti ambasadorin jorezident të Japonisë në Kosovë, Ryuta Mizuuchi, me të cilin krahas zhvillimeve të fundit në vend, sulmit terrorist ndaj Kosovës të dielën e 24 shtatorit, dhe situatës së sigurisë, folën për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve dhe mënyrat për thellimin e tyre, njofton ZKM. Kryeministri Kurti, […]

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mirëpriti ambasadorin jorezident të Japonisë në Kosovë, Ryuta Mizuuchi, me të cilin krahas zhvillimeve të fundit në vend, sulmit terrorist ndaj Kosovës të dielën e 24 shtatorit, dhe situatës së sigurisë, folën për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve dhe mënyrat për thellimin e tyre, njofton ZKM.

Kryeministri Kurti, që në takim shoqërohej nga ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti,

“numëroi dëshmitë e mbledhura nga hetimet e realizuara deri më tani nga Policia e Kosovës e të cilat faktojnë lidhjen dhe përfshirjen e drejtpërdrejtë të shtetit të Serbisë në sulmin terrorist të 24 shtatorit, ku në krye të detyrës ra, rreshteri i Policisë, Afrim Bunjaku. Gjithashtu e njoftoi edhe për lëvizjet ushtarake të Serbisë tash së fundmi në drejtim të vijës kufitare me Republikën e Kosovës dhe kërcënimin që paraqesin gjithsej 48 baza ushtarake të përparme të Serbisë përreth kufirit me Kosovën. Ai theksoi për këtë sjellje dhe këto veprime, që synim kanë destabilizimin, jo vetëm të Kosovës, por të gjithë rajonin, Serbia duhet të sanksionohet nga komuniteti ndërkombëtar, përveçse dënohet publikisht”, njofton ZKM.

Në kuadër të bisedës për raportet bilaterale, kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë dhe bashkëpunimit në një numër fushash, përfshirë atë të ambientit, arsimit, shëndetësisë, pylltarisë, menaxhimit të fatkeqësive natyrore, e deri te fusha e mbrojtjes e sigurisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Duke folur për raportet ekonomike dhe shkëmbimet tregtare, kryeministri tha se Kosova mirëpret investimet e huaja dhe ftoi investitorët japonezë që të eksplorojnë mundësitë që ofron Kosova, përfshirë projektet infrastrukturore.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?