Kuçi: Nëse KFOR-i merr veriun, Kosova kthehet para 17 shkurtit të 2008-ës

Kuçi: Nëse KFOR-i merr veriun, Kosova kthehet para 17 shkurtit të 2008-ës

Ish zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, e komentoi  deklarimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për shtimin e numrit të pjesëtarëve të KFOR-it në veri të Kosovës. Kuçi tha se jashtë ruajtjes së kufijve që e ka KFOR-i me mandat, çdo ndryshim i statusit të veriut të Kosovës do të ishte kthim para 17 shkurtit […]

Ish zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, e komentoi  deklarimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për shtimin e numrit të pjesëtarëve të KFOR-it në veri të Kosovës.

Kuçi tha se jashtë ruajtjes së kufijve që e ka KFOR-i me mandat, çdo ndryshim i statusit të veriut të Kosovës do të ishte kthim para 17 shkurtit 2008 dhe kthim nën administrimin e Rezolutës 1244.

“Sa i përket veriut, unë mendoj që nuk ka nevojë të ketë asnjë status tjetër veriu. Veriu duhet të ketë statusin e çdo komune çfarë e kanë komunat tjera. KFOR-i e ka për obligim, ne i jemi falënderues që t’i mbroj kufijtë e Republikës së Kosovës dhe në këtë drejtim janë të mirëseardhur për ruajtjen e kufijve dhe natyrisht, këtu besoj që jemi falënderues për ata, shtetet por edhe familjet e tyre që kanë dërguar djemtë dhe vajzat në Kosovë. E kundërta e asaj, KFOR-i nëse e merr veriun po e them juridikisht, ata duhet ta kenë një lidhje juridike civile. Dhe ajo lidhje juridike civile me rezolutën 1244 është UNMIK-u. Pra e kemi një ringjallje të kohës së para 17 shkurtit të 2008-ës. Kjo nuk guxon dhe nuk duhet të ndodh në asnjë rast. Cenimi i kufijve të Kosovës. Pastaj është çështje që koordinohet Policia e Kosovës, FSK-ja, KFOR-i, EULEX-i, kushdo që është prezent. Por jo ne me dhënë një mandat ngase kjo do të konsiderohej që ai vend është i paadministrueshëm dhe vendin e paadminsitrueshëm mund ta mbaj dikush tjetër, në këtë rast një forcë e tretë çfarë është KFOR-i. Por pas asaj periudhe, ai kërkon zgjidhje politike dhe nuk guxojmë ne ta vëmë veriun e Kosovës nën administrim. Në asnjë rast”, tha Kuçi në “Respublika” të Tëvë1,

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?