KPK do t’i drejtohet Presidentes me një letër urgjente, kërkon dekretimin e Blerim Isufajt

KPK do t’i drejtohet Presidentes me një letër urgjente, kërkon dekretimin e Blerim Isufajt

Këshilli Prokurorial i Kosovës në takimin e mbajtur të enjten ka vendosur që t’i drejtohet Presidentes Osmani me një letër urgjente për dekretimin e Blerim Isufaj për Kryeprokuror të Shtetit. Një gjë e tillë është bërë e ditur përmes një njoftimi në faqen zyrtare të KPK-së. “KPK aprovoj…. propozimin për dërgimin e një letre urgjente te […]

Këshilli Prokurorial i Kosovës në takimin e mbajtur të enjten ka vendosur që t’i drejtohet Presidentes Osmani me një letër urgjente për dekretimin e Blerim Isufaj për Kryeprokuror të Shtetit.

Një gjë e tillë është bërë e ditur përmes një njoftimi në faqen zyrtare të KPK-së.

“KPK aprovoj…. propozimin për dërgimin e një letre urgjente te Presidentja e vendit për dekretimin e Kryeprokurorit të Shtetit, z.Blerim Isufaj, pas publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në njoftimin e KPK-së.

Kjo pikë nga anëtarët e KPK-së është diskutuar me dyer të mbyllura, pa dhënë asnjë arsyetim se pse kjo pikë është diskutuar me dyer të mbyllura.

Më 6 prill, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) kishte votuar  unanimisht Blerim Isufajn për këtë pozitë, kurse vendimi për dekretim mbetet në duart e presidentes Vjosa Osmani. Ky proces ka shkaktuar reagime të shumta, ku koalicioni i OJQ-ve: IKD, GLPS dhe Lëvizja FOL, e kanë quajtur të papranueshëm propozimin për emërimin e Isufajt si Kryeprokuror dhe se kanë propozuar që të përsëritet konkursi. Se fundmi, Gjykata Kushtetuese publikoi vendimin e plotë ku prokurori Shqipton Fazliu pas afatit ligjor  kishte  kontestuar procesin e zgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit në gjykatat e rregullta

Ndërkohë, në mbledhjen e KPK-së, po ashtu, ka pasur edhe propozimet tjera si, shpallja e konkursit për prokurorë të rinj, çështja e diskutimit të kujdestarisë janë diskutuar me dyer të mbyllura.

Tutje, sot gjatë takimit,  ka shpallur konkurs për avancimin e dy prokurorëve në Departamentin e Krimeve të Rënda dhe dy prokurorëve në Departamentin për të Mitur të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Një vendim i tillë është marrë nga KPK, pas kërkesës së Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në kërkesën e tij, kryeprokurori Munishi ka theksuar se në Prokurorinë të cilën e udhëheq ai, duhet të avancohen pesë prokurorë në Departamentin e Krimeve të Rënda dhe tre të tjera në Departamentin për të Mitur.

Mirëpo, kërkesa e tij nuk është miratuar tërësisht, pasi anëtarët e Këshillit vendosen që konkursi të shpallet vetëm për katër pozita.

Anëtarët e Këshillit, gjithashtu i rekomanduan Kryeprokurorit Munishi që tre prokurorë nga Njësiti Antikorrupsion t’i kthejë në Departamentin për Krime të Rënda.

Po ashtu, KPK i ka propozuar presidentes lirimin nga detyra të prokurorëve Agron Galani dhe Merrushe Llugiqi.

Po ashtu, gjatë këtij takimi me dyer të mbyllura KPK ka miratuar edhe raportin për vlerësim të performancës së nëntë (9) prokurorëve me mandat të përhershëm, me ç’rast trajtoi edhe kundërshtimet e paraqitura ndaj këtij raporti.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?