Kosovë – Izrael: Nga marrëdhëniet politike deri tek ato tregtare

Kosovë – Izrael: Nga marrëdhëniet politike deri tek ato tregtare

Vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin i solli Kosovës rritje të shkëmbimeve tregtare. Në vitin 2022, vlera e importeve nga ky shtet arriti në 42 milionë euro, nga 22 milionë sa ishte në vitin 2020, kur dy vendet nuk kishin lidhje diplomatike. Ngjashëm ndodhi edhe me eksportet – nga 85.000 euro në vitin 2020, ato […]

Vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin i solli Kosovës rritje të shkëmbimeve tregtare.

Në vitin 2022, vlera e importeve nga ky shtet arriti në 42 milionë euro, nga 22 milionë sa ishte në vitin 2020, kur dy vendet nuk kishin lidhje diplomatike.

Ngjashëm ndodhi edhe me eksportet – nga 85.000 euro në vitin 2020, ato u rritën në 783.000 euro më 2022, sipas të Dhënave të Doganave të Kosovës.

Kosova importon nga Izraeli kryesisht lëndë djegëse dhe produkte të plastikës, ndërsa eksporton kryesisht produkte të tekstilit.

Kosova dhe Izraeli zyrtarizuan marrëdhëniet diplomatike në shkurt të vitit 2021.

Atyre iu parapriu e ashtuquajtura Marrëveshje e Uashingtonit, të cilën Kosova dhe Serbia e nënshkruan më 4 shtator të vitit 2020, me qëllim normalizimin e marrëdhënieve ekonomike.

Kosova hapi ambasadën e saj në Jerusalem në korrik të vitit 2021, në këmbim të njohjes së pavarësisë së saj nga Izraeli.

Por, ky veprim nxiti reagimin e palestinezëve dhe të disa shteteve me shumicë myslimane.

Ndonëse Shtetet e Bashkuara e njohën Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit në vitin 2017, palestinezët synojnë ta kenë Jerusalemin lindor kryeqytet të shtetit të tyre të ardhshëm.

Pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit, odat ekonomike të të dyja vendeve u zotuan për bashkëpunim në fushën e ekonomisë dhe të tregtisë.

Në vitin 2022, në Kosovë u hap Oda Ekonomiko Kosovë-Izrael, e cila nënshkroi më pas një memorandum bashkëpunimi me Odën Ekonomike të Kosovës.

Me qëllim forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe të lidhjeve tregtare, në Prishtinë u hap edhe Korporata për Zhvillim dhe Investime Kosovë-Izrael (KIDIC).

Në ueb-faqen zyrtare të kësaj korporate thuhet se “KIDIC ofron një portë ideale për zhvillimin e biznesit”, ashtu si edhe “mundësi dhe bashkëpunim ndërmjet organizatave në Kosovë dhe Izrael”.

Sektorët që përmenden aty, përfshijnë atë të teknologjisë, mbrojtjes dhe sigurisë, përgjigjen ndaj katastrofave dhe emergjencave, agrikulturën, kërkimet mjekësore dhe eksport-importin.

REL-i pyeti në KIDIC për bashkëpunimet dhe investimet që mund të jenë bërë mes dy shteteve, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori përgjigje.

Sipas të dhënave që siguroi REL-i nga Banka Qendrore e Kosovës, investimet e huaja direkte nga Izraeli kapin shifrën e mbi 1.6 milion eurove.

nvestimet, sipas BQK-së, janë bërë në sektorin e patundshmërisë dhe atë të tregtisë.

Në shkurt të këtij viti, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës njoftoi për një takim të mbajtur mes autoriteteve të Kosovës dhe atyre Izraelit, ku u prezantuan mundësitë ekonomike të Kosovës për investime nga komuniteti biznesor i Izraelit.

“Konkluzion i përbashkët i përfaqësuesve të të dyja vendeve ishte se ka shumë hapësirë për të bashkëpunuar dhe se dy shtetet duhet thelluar bashkëpunimin përmes vizitave dhe takimeve të ndryshme, që mundësojnë njohjen e mirëfilltë të bizneseve dhe konkretizojnë fushat e bashkëpunimit e investimit”, u tha në atë takim./teksti i plote: REL

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?