Konflikti Izrael-Hamas, Rama: I gatshëm të takohem me ambasadoren e Palestinës në Tiranë

Konflikti Izrael-Hamas, Rama: I gatshëm të takohem me ambasadoren e Palestinës në Tiranë

Ndërsa është bërë një javë nga nisja e konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit, Shqipëria është pozicionuar përkrah Izraelit. Kryeministri Edi Rama i ftuar në Euronews, ka shpjeguar se pse qeveria mban këtë qëndrim. “Në thelb, terrorizmi nuk mund të normalizohet kurrë. Ata që e shohin situatën nga këndvështrime të ndryshme duhet të mos harrojnë se […]

Ndërsa është bërë një javë nga nisja e konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit, Shqipëria është pozicionuar përkrah Izraelit.

Kryeministri Edi Rama i ftuar në Euronews, ka shpjeguar se pse qeveria mban këtë qëndrim.

“Në thelb, terrorizmi nuk mund të normalizohet kurrë. Ata që e shohin situatën nga këndvështrime të ndryshme duhet të mos harrojnë se ata njerëz [izraelitët] luftuan për mijëra vite për të pasur një shtëpi dhe për t’u kthyer aty.”

Sipas Ramës, në konfliktin për territor mes palëve, edhe palestinezët meritojnë të kenë një vend që mund ta quajnë shtëpi.

“Absolutisht nuk ka kuptim të kthehesh në shtëpi pa gjetur një zgjidhje që edhe të tjerët të kenë pjesën e tyre në atë hapësirë, të ndërtojnë shtëpitë e tyre. Jemi në një botë të lirë, ku ekziston shansi. Por padyshim nuk ka shanse për ta relativizuar dhe normalizuar situatën, si dhe për të shkuar në ekstremin tjetër. E vetmja mënyrë për të zgjidhur konfliktet është duke punuar shumë për të arritur paqen,” theksoi Rama.

I pyetur nëse është takuar me ambasadoren e Palestinës në Tiranë pas nisjes së sulmeve të Hamasit, Rama u përgjigj kështu:

“Ajo është një grua shumë e këndshme dhe kam shumë respekt për të. Nuk ka kërkuar të më takojë. Nëse më kërkon, do ta takoj me kënaqësi.”

Ndërsa vijojnë sulmet nga të dyja palët, bilanci i viktimave është rritur.

Izraeli i ka bërë thirrje 1.1 milion palestinezëve në Rripin e Gazës të zhvendosen në jug të territorit, ndërsa OKB e ka konsideruar të rrezikshme kërkesën për evakuim në masë.

Mbi 1,300 persona kanë mbetur të vrarë në Izrael që nga nisja e sulmeve të Hamasit, ndërsa bilanci i viktimave në Rripin e Gazës kalon 2,000 të vrarë, pas kundërpërgjigjes izraelite.

Kryeministri ndau edhe një histori të përpjekjes për paqe mes palëve, që Presidenti Bill Clinton ia kishte treguar në darkën e organizuar për nder të vizitës së tij historike në Tiranë në korrik.

“Presidenti Clinton më tregoi se pak javë para se të largohej nga Shtëpia e Bardhë, kishte në tavolinë marrëveshjen më të mirë të paqes mes Izraelit dhe Palestinës. Izraelitët ranë dakord, se do e firmosnin. Yasser Arafat ra dakord, se do e firmoste. Një ditë më pas, Yasser Arafat e telefonoi dhe i tha se pavarësisht faktit që Clinton kishte bërë më shumë se kushdo tjetër për Palestinën, se kjo ishte marrëveshja më e mirë e mundshme, ai nuk do ta firmoste. Clinton e pyeti nëse Arafat ishte i vetëdijshëm se kjo mundësi e artë ndoshta nuk do të vinten më në tavolinë dhe Arafat i tha se e dinte por nuk do firmoste. Shikoni çfarë tragjedie me përmasa të tmerrshme është shpalosur ndër vite, sepse një lider nuk pati guximin dhe trimërinë për t’i dhënë fund,” shtoi Rama, duke sqaruar se Presidenti Clinton i kishte lënë porosi për ta përcjellë këtë histori edhe te “miqtë e tij në Kosovë”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?