Komuna e Skenderajt tregohet “dorëshlirë”, e shpërblen me 500 mijë euro tender ish-drejtorin e Urbanizmit

Komuna e Skenderajt tregohet “dorëshlirë”, e shpërblen me 500 mijë euro tender ish-drejtorin e Urbanizmit

Ish drejtori i Urbanizimit dhe Mbrojtjes së Ambientit në Komunën e Skenderajt, Zymer Delija, ka fituar tender afro 500 mijë euro në këtë Komunë. Delija ishte emëruar si drejtor në fillim të udhëheqjes së Nurës në Skenderaj. Madje ai ishte quajtur si “krenaria e qytetit” nga Sami Lushtaku. Ndërsa së fundmi kompania që ai udhëheq […]

Ish drejtori i Urbanizimit dhe Mbrojtjes së Ambientit në Komunën e Skenderajt, Zymer Delija, ka fituar tender afro 500 mijë euro në këtë Komunë. Delija ishte emëruar si drejtor në fillim të udhëheqjes së Nurës në Skenderaj. Madje ai ishte quajtur si “krenaria e qytetit” nga Sami Lushtaku. Ndërsa së fundmi kompania që ai udhëheq “ZeD Architects” së bashku me një kompani tjetër kanë fituar tenderin prej 468 mijë euro.

 

 

Komuna e Skenderajt me 7 shtator ka shpallur fitues të tenderit “Renovim i Objekteve Shkollore“, kompanitë “ZeD Architects” dhe “Lioni SHPK”.

Pronari i kompanisë “ZeD Architects”, është ish drejtori i Urbanizimit dhe Mbrojtjes së Ambientit, Zymer Delija.

 

Zymer Delija i emëruar pas fitores se PDK-së në këtë komunë, për nënkryetarin e Komunës së Skenderajt,  ishte “krenari e Skenderajt.

Lushtaku në 2021 kishte shkruar një status ku kishte thurur lavde për Delijan.

 

“Krenaria Skenderajt i kthehet me profesionistë si Zymeri. Zhvillimi i Skenderajt i ka vitalë të rinjtë si Zymeri, projektet e të cilit do t’i japin tjetër fytyrë qytetit tonë. Me këtë vizion për zhvillimin e Skenderajt, nuk kemi sesi të mos iu hapim rrugë të rinjve të tillë. Zymeri dhe të tjerët si ai e mundësojnë hapjen e një kapitulli të ri, më të ndritshëm se kurrë, për Skenderajn”, kishte shkruar ai.

 

 

 

Para një viti Zymer Delija, kishte dhënë dorëheqje nga posti i drejtorit. Ai kishte kërkuar nga kryetari i Komunës që ta lirojë nga detyra për shkak të angazhimeve të mëdha private qe ai i ka në biznesin e tij familjar./insajderi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?