Kim Mehmeti justifikon Hamasin: Për shtatë dekada me radhë, izraelitët kanë vrarë fëmijët e palestinezëve

Kim Mehmeti justifikon Hamasin: Për shtatë dekada me radhë, izraelitët kanë vrarë fëmijët e palestinezëve

Abdylaqim Mehmeti, i njohur ndryshe si Kim Mehmeti, thotë se nuk duhet të jemi kaq shumë të ndjeshëm ndaj masakrës së Hamasit në Izraeli. Ai e justifikon sulmin terrorist, duke thënë se për shtatë dekada me radhë, izraelitët kanë vrarë fëmijët palestinezë. Shkrimi i Abdylaqim Mehmetit   Konflikti izraelito-palestinez është i komplikuar, por shumë lehtë […]

Abdylaqim Mehmeti, i njohur ndryshe si Kim Mehmeti, thotë se nuk duhet të jemi kaq shumë të ndjeshëm ndaj masakrës së Hamasit në Izraeli.

Ai e justifikon sulmin terrorist, duke thënë se për shtatë dekada me radhë, izraelitët kanë vrarë fëmijët palestinezë.

Shkrimi i Abdylaqim Mehmetit  

Konflikti izraelito-palestinez është i komplikuar, por shumë lehtë i përshkrueshëm. Ai ka nisur pas 48-tës të shekullit të shkuar, kur britanikët krijuan shtetin hebre në tokat e palestinezëve, i cili shtet thuajse nuk ka kufij të definuar, por shtrihet deri atje ku izraelitët mund të rrënojnë shtëpi palestineze e mbi rrënojat e tyre të ndërtojnë vendbanime hebre.

Dhe shtatë dekada me radhë, dhuna prodhoi dhunë dhe terrori shtetëror izraelit prodhoi terroristë të llojeve të ndryshme.

Shtatë dekada me radhë toka palestineze u ujit me gjakun e pafajësisë, kryesisht, të fëmijëve palestinez, ashtu siç ujitet sot edhe me gjakun e pafajësisë së fëmijëve hebre.

Gjatë këtyre shtatë dekadave bota shtirej se nuk e shihte si zhdukeshin vendbanimet e lashta palestineze e shtoheshin ato të hebrenjve ardhacak, që më në fund, çdo gjë të përfundojë aty ku është sot: që palestinezëve t’u takojë thujase vetëm ‘burgu’ më i madh në botë –  Gaza.

Bota edhe sot shtiret se nuk e sheh se pas luftës kundër vrastarëve të Hamasit, fshihet një qëllim edhe më i ‘madh’ i Izraelit: që përfundimisht ta zgjidh çështjen palestineze dhe ta ndryshojë ‘fytyrën e Lindjes së Mesme’ duke e rrafshuar me tokë dhe duke e bërë Gazën të pabanueshme, me çka nuk do ketë kuptim më të flitet për shtet palestinez.

Pra edhe sot kur gjërat aq janë komplikuar sa vetëm idioti mund ta amnistojë njërën palë duke e fajësuar vetëm palën tjetër, mbetet e vërteta se budallenjtë ende besojnë se bota nuk është po ajo që ka qenë gjithmonë, pra vetëm budallenjtë nuk e dinë se atë nuk e sundon e drejta e viktimës së pambrojtiut dhe të varfër, por vullneti i të fortit dhe të pasurit.

Budallenjtë gjithashtu nuk e kanë kuptuar se ngjarjet e ndodhura nëpër botë ne nuk i shohim ashtu siç i sheh dhe siç i përjeton i pambrojturi dhe viktima, por ashtu siç na i pasqyrojnë mediat e të pasurit dhe të fortit.

Ndërkohë, burrështetasit e ‘mendjehapurit’ tanë servilë mendojnë se borxhi jonë ndaj lobit hebre në Amerikë, pra se mirënjohja jonë ndaj Madleen Albright, Eliot Angel, Ëestly Clark… duhet të na bëjë të ndjeshëm ndaj dënesës së nënës hebreje, por të shurdhër ndaj piskamës së fëmijëve palestinez.

Jo, borxhi ynë ndaj gjithë atyre që na shpëtuan nga vrastarët serb duhet të na bëjë më të ndjeshëm ndaj pafajshmërisë, më të përkushtuar ndaj paqes dhe më të devotshëm ndaj besimit se Njeri është ai që vetveten e ndjenë si pushimore ku mund të prehen të gjithë të përvuajturit dhe të pafajshmit e kësaj bote, e ku nuk ka vend për vrastarët e tyre.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?