Këshilltari i Kurtit nuk e kupton foton tallëse, krenohet me të

“Filozofët” e Albin Kurti, Elvis Hoxha dhe Hysamedin Feraj nuk e kanë kuptuar foton tallëse, ku shihet trupi i golashënuesit të parë sonte në lojën kundër Çekisë, Jasir Asanit që i është vendosur fytyra e kryeministrit Albin Kurti. Fotoja e montuar fillimisht ishte publikuar nëpër faqe saterike. Por kjo nuk e ka ndalur Elvis […]
Fotoja e montuar fillimisht ishte publikuar nëpër faqe saterike.
Por kjo nuk e ka ndalur Elvis Hoxhën e Hysamedin Feraj të krenohen me të.
Derisa Hoxha e ka publikuar fotografinë, Feraj e ka bërë like.

“Askush nuk do të mendonte që të vendoste mbi këto shpatulla kokën e Edi Ramës”, është mbishkrimi që Hoxha i ka vendosur fotografisë.

Ndërkohë Edi Rama dhe Albin Kurti e kanë shikuar ndaras lojën mes Shqipërisë e Çekisë, ku Shqipëria triumfoi me një fitore bindëse prej 3:0.












