Kamberi pasi familja shqiptare në Medvegjë u sulmua: Të sigurohen qytetarët që mos të jenë të ekspozuar ndaj tmerreve të tilla

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar pasi një familje në Medvegjë u sulmua nga një grup i personave e të cilët në të njëjtën kohë kishin këndur edhe këngë nacionaliste, shkruan Periskopi. Kamberi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka dënuar një akt të tillë, duke kërkuar nga […]

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar pasi një familje në Medvegjë u sulmua nga një grup i personave e të cilët në të njëjtën kohë kishin këndur edhe këngë nacionaliste, shkruan Periskopi.

Kamberi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka dënuar një akt të tillë, duke kërkuar nga Bashkësia ndërkombëtare që të monitorojë situatën e sigurisë në Luginën e Preshevës.

“Ne kërkojmë që autoritetet e sigurisë të ndërhyjnë menjëherë për të ruajtur rendin dhe qetësinë dhe për të siguruar që qytetarët shqiptarë në Medvegjë të mos jenë të ekspozuar ndaj abuzimeve dhe tmerreve të tilla”, ka shkruar Kamberi ndër të tjera.

Postimi i tij i plotë:

Partia për Veprim Demokratik dënon kategorikisht aktet e dhunës dhe frikësimit të familjes së Ruhan Muharremit në Medvegjë.

Një grup i panjohur ka kryer akte vandalizmi duke hedhur gurë dhe mjete të rënda në drejtim të shtëpisë së tyre.

Ne kërkojmë që autoritetet e sigurisë të ndërhyjnë menjëherë për të ruajtur rendin dhe qetësinë dhe për të siguruar që qytetarët shqiptarë në Medvegjë të mos jenë të ekspozuar ndaj abuzimeve dhe tmerreve të tilla.

Gjithashtu, ftojmë Bashkësinë ndërkombëtare të ndjekë ngjarjet dhe të monitorojë situatën e sigurisë me kujdes, sidomos në Luginën e Preshevës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?