Ish-ministri i jashtëm, Petrit Selimi në vizitë zyrtare në Ukrainë

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës Petrit Selimi me gjasë është i pari ish-zyrtar i lartë Kosovar që po viziton Ukrainën, shtet ky në mes të luftës, në të cilin muajt e fundit u hap debati për njohje apo jo të Kosovës. Sipas postimeve të Selimit të bëra në llogarinë e tij në rrjetin social X […]
Sipas postimeve të Selimit të bëra në llogarinë e tij në rrjetin social X (ish Tuiter), ai është ftuar në një konferencë nga Zëvendës kryeministrja e Ukraines dhe Qendra për Europë të Re, si folës në panel së bashku me zyrtarë të tashëm dhe të shkuar të lartë të Ukrainës, Malit të Zi, Moldovës, Polonisë etj.
Selimi ka takuar edhe deputetë të ndryshëm ukrainas, si dhe kryetarin e Kuvendit (mexhlis) të tatarëve të Krimesë Refat Çubarov. Ukraina së fundit ka emëruar Ministrin e Mbrojtjes nga komunteti musliman tatar.
Ambasadori i Turqisë në Kiev, Yağmur Ahmet Güldere ka shtruar drake nderi për ish Ministrin kosovar, ndërsa Selimi ka vizituar edhe Qendren e artit Goncharenko, te deputetit te famshëm urkainas Oleksey Goncharenko, i cili njihet për qëndrimet pro-njohjes së Kosovës.
Në një postim Selimi tha që “Ukraina është shtet që po ballafaqohet me një gjenocid që tashmë morri dhjetëra mijëra jeta njerëzish, por në këtë përpjekje ekzistenciale Ukraina nuk është e vetmuar. Bota demokratike, përfshi popullin e Kosovës qëndron krah Ukrainës, ndërsa ne duhet bërë çdo gjë që ta rritim interaksionin dhe dialogun zyrtar por edhe atë ekonomik dhe të shoqërisë civile me Kijevin.”
Ukraina nuk e njeh shtetin e Kosovës, por sipas eksperiencës së Selimit, ka filluar t’i njeh pasaportat e Kosovës si dokumente valide, ndërsa në Ukraine ka edhe disa kosovarë tjerë që kryesisht punojnë me organizata ndërkombëtare humanitare.












