Investimet e huaja në fund të “pusit”, Qeveria Kurti harron ekonominë

Vendi vazhdon të ketë rënie drastike të Investimeve të Huaja Direkte. Sipas Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) vlera e përgjithshme e IHD-ve në këtë periudhë ka arritur në 184.4 milionë euro, apo për 12.5% më pak se në periudhën e njejtë të vitit të kaluar. “Rënia IHD-ve është evidentuar kryesisht në sektorët e patundshmërisë, ndërtimtarisë […]
Sipas Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) vlera e përgjithshme e IHD-ve në këtë periudhë ka arritur në 184.4 milionë euro, apo për 12.5% më pak se në periudhën e njejtë të vitit të kaluar.
“Rënia IHD-ve është evidentuar kryesisht në sektorët e patundshmërisë, ndërtimtarisë dhe sektorin e xehetarisë përfshirë guroret. Sektori i patundshmërisë mbulon 60.0 përqind e përgjithshme të IHD-ve apo 110.6 milionë euro për periudhën prill-qershor 2023. Investimet e huaja direkte të rezidenteve nga Kosova në vendet tjera kanë shënuar rritje në periudhën prill-qershor 2023, duke arritur vlerën prej 53.1 milionë euro (50.7 milionë euro në prill-qershor 2022), investime të destinuara në vendet e rajonit e të orientuara kryesisht në sektorin e patundshmërisë “, thuhet në raportin e BQK-së. /Periskopi/












