Hoxhaj: Kurti do të duhej të shkonte në Uashington pas 24 shtatorit

Hoxhaj: Kurti do të duhej të shkonte në Uashington pas 24 shtatorit

Enver Hoxhaj, thotë se shtetet nuk i ndërtojnë politikat se kush çka thotë në media. Ai kritikon kryeministrin Albin Kurti se pas 24 shtatorit, nuk ka kërkuar asnjë vizitë në ndonjë qendër të diplomacisë botërore, më konkretisht – Uashingtonin. Kështu tha nënkryetari i PDK-së dhe ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj, në emisionin Konfront të KTV-së, […]

Kështu tha nënkryetari i PDK-së dhe ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj, në emisionin Konfront të KTV-së, përcjell Periskopi:

‘Adresa e parë duhet të jenë SHBA. Është mëse e udhës mas pothuajse dy javë të sulmit dhe agresionit mbi territorin e Republikës së Kosovës dhe askush nga Kosova deri tash nuk e ka vizituar Uashingtonin.

Askush i rëndësishëm nga Uashingtoni dhe nga BE nuk ka ardhë për vizitë në Kosovë, përjashtuar z.Odzdemir, që është ministër i Bujqësisë në Gjermani me prejardhje turke, që shtë shumë pro Kosovë por i cili nuk ka gravitet as në qeverinë gjermane.

Unë nuk njoh një rast të tillë, që një komando terrrosite ushtron agresion, akt agresioni mbi integritetin territorial të një vendi, vritet një polic – pa dyshim që qëndrimi i SHBA ka qenë i qartë dhe pjesëmarrja e ambasadorëve në varrim, pa dyshim ishin mesazhe të qarta, por kam frikë se qeveria e Kosovës po humb shumë kohë me konferenca në Prishtinë, me diplomaci publike pa asnjë qëllim të matshëm, me një notë verbale që e kanë çu vetëm ditën e parë apo të dytën kur ka ndodh agresioni ajo notë verbale ka qenë shumë e mirë, e kam parë edhe të Serbisë meqë kemi shumë partnerë që ndajnë notat verbale, dhe unë nuk po shoh vizion politik se si të ecet përpara pas 24 shtatorit.

Mendoj që mbi të gjitha do të duhej kryeministri, ky vend me sistemin politik që e ka, shef politik e ka kryeministrin, presidentja ka rolin e vet, ministrja e jashtme ka rolin e vet nëse ka mbështetjen e presidentit dhe qeverisë, por mbi të gjitha besoj se kryeministri do të duhej ai që viziton këto qendra, ai që i thotë botës demokratike, që ne ishim në tavolinë të bisedime për normalizim raportesh me Serbinë dhe jo vetëm në dy vitet e fundit por në 13 vitet e fundit, Serbia bëri akt agresioni’, tha Hoxhaj./Periskopi

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?