Hill për masat e mundshme ndaj Serbisë: Duhet të zbulohet çfarë ka ndodhur dhe çfarë po bënte Radoiçiq atje

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka folur për agresionin që ndodhi më 24 shtator në fshatin Banjskët të Zveçanit, duke thënë se duhet gjetur përgjegjësit dhe kjo të mos ndodhë më kurrë. Ai theksoi se mendon se lajmi i mirë është se de-përshkallëzimi është bërë në masë të madhe. […]
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka folur për agresionin që ndodhi më 24 shtator në fshatin Banjskët të Zveçanit, duke thënë se duhet gjetur përgjegjësit dhe kjo të mos ndodhë më kurrë.
Ai theksoi se mendon se lajmi i mirë është se de-përshkallëzimi është bërë në masë të madhe.
“Numri i trupave ishte shumë më i lartë dhe tani është kthyer në normalitet. Ky është një lajm i mirë. Tani ajo që duhet të zbulojmë është se çfarë ka ndodhur në të vërtetë. E pashë deklaratën e Radoiçiqit dhe nuk e kuptoj se si dikush mund të mendojë se është mirë që Serbia të angazhohet në aktivitete të tilla – duhet të zbulojmë se çfarë ka ndodhur, kush ka qenë i përfshirë, duhet gjetur përgjegjësi dhe duhet të sigurohemi që të mos ndodhë më – që kjo situatë tragjike dhe e rrezikshme të mos përsëritet më. Rruga është të kthehemi në dialog”, ka deklaruar Hill në një intervistë për Euro News Serbia.
Hill, gjithashtu nënvizoi se palët duhet të kthehen në dialog për të gjetur zgjidhjen.
“E di që është e mërzitshme, ne e dimë se cilat elemente janë në tryezë dhe duhet t’i japim Lajçakut një shans për të përfunduar atë që filloi, në mënyrë që serbët e Kosovës dhe Kosova ta dinë se çfarë do të mund të bëjnë, dhe se Kosova ka Një mundësi për ndërkombëtarizim. Ka të gjitha elementet për këtë, marrëveshja duhet vetëm të përfundojë”, tha Hill.
Ambasadori amerikan në Serbi preferon kur njerëzit të ulen në tavolinë dhe të përballen me çështjet që duhet të zgjidhen.
“Kur bëhet fjalë për masat kundër Serbisë, është e qartë të zbulohet se çfarë ka ndodhur – çfarë po bënte Radoiçiq atje dhe pse, dhe të kërkohen përgjegjësit. Është e nevojshme të vazhdohet kjo përpjekje – kur ka krizë, dhe kur ka një proces zëvendësimi politik, këto janë gjëra të rrezikshme. Ne kemi nevojë për paqe dhe stabilitet dhe mënyra më e mirë është të kthehemi në dialog”, tha ai.
“Ajo që unë shoh është se zoti Radoiçiq është akuzuar për disa vepra të rënda penale dhe do të thoja se është në dorën e prokurorëve që të flasin për këtë. Kemi një pyetje – si mund të parandalojmë që kjo të ndodhë përsëri? Mendoni se duke hyrë në territorin e Kosovës, duke grumbulluar armë, duke shkaktuar frikë te njerëzit, duke u futur në manastir, kontribuon për paqen dhe stabilitetin në këtë pjesë të botës, duhet të dimë pse dikush e ka bërë këtë”.
Hill iu referua edhe çështjes së përgjegjësisë për ngjarjet në Banjskë.
“E theksoj përsëri – ne duhet të zbulojmë se çfarë ka ndodhur dy javë më parë. Ne duam të parandalojmë që të ndodhë përsëri, por së pari duhet të dini se çfarë ka ndodhur. I takon Beogradit të bëjë një hetim serioz dhe të zbulojë se çfarë ishte për – sigurisht jo për paqen dhe stabilitetin për Serbinë, as nuk e ndihmoi në asnjë mënyrë Serbinë dhe serbët në Kosovë”, tha ai.












