Hill: Kriza e ditëve të fundit nuk do të thotë të injorohet Asociacioni

Hill: Kriza e ditëve të fundit nuk do të thotë të injorohet Asociacioni

Ambasadori i ShBA-së në Beograd, Christopher Hill ka thënë se pavarësisht krizës së ditëve të fundit, nuk do të thotë që formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe duhet të injorohet. Hill thekson se Asociacioni duhet të bëhet që të arrihet një zgjidhje politike. “Mendoj se janë pikërisht ata elementë në tavolinë që i […]

Hill thekson se Asociacioni duhet të bëhet që të arrihet një zgjidhje politike.

“Mendoj se janë pikërisht ata elementë në tavolinë që i përkasin atje dhe e di që është e vështirë të përqendrohesh në to, veçanërisht kur e kemi parë krizën në ditët e fundit, por kriza nuk do të thotë që mund të injorosh atë që ke, duhet të bëjmë, që është të arrihet një zgjidhje politike”, theksoi Hill.

Ai theksoi se është në interesin e SHBA-së që të vazhdojë gjetja e një zgjidhjeje politike “të bazuar në elemente të qarta që janë pjesë e marrëveshjes së arritur 5-6 muaj më parë”.

“Duam të shohim formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Është e drejtë të thuhet se Kurti nuk është entuziast për këtë, por mendoj se ai e kupton që është një nga elementët kyç në tavolinë, ashtu siç duhet të vazhdojmë me ndërkombëtarizimin, që nënkupton mundësinë e anëtarësimit të Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare. Këto nuk janë hapa të lehtë për palën serbe, por janë pjesë e marrëveshjes së përgjithshme”, tha Hill.

Ai shtoi se të gjithëve u duhet qetësimi i tensioneve dhe mirëkuptimi se së shpejti serbët dhe shqiptarët në Kosovë do të duhet të gjejnë një mënyrë për të jetuar si fqinj.

“Këto lloj krizash duhet të zëvendësohen nga një proces politik që i bën të gjithë të ndihen rehat, në mënyrë që kur të zgjohen në mëngjes të mos shqetësohen për problemet e sigurisë. Ne synojmë ta bëjmë këtë”, tha Hill.

I pyetur për të ardhmen e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe marrëveshjes nga Brukseli dhe Ohri, ambasadori amerikan thekson se, “sado i vështirë të jetë dialogu për pjesëmarrësit, ne duhet të vazhdojmë”.

“Sa i përket rolit të SHBA-së, ne jemi shumë të përkushtuar për dialog, jemi në kontakt të përditshëm me të gjitha palët, por veçanërisht me partnerët tanë nga Bashkimi Evropian. Mendoj se të gjithë në Ballkan duhet të kuptojnë se Amerika dhe Bashkimi Evropian kanë shumë gjëra që duhet të bëjnë së bashku dhe ne do t’i bëjmë së bashku. Pra, nuk do të ndahemi për gjëra si Kosova, do të jemi të bashkuar.

“Unë mendoj se ne do t’i kthehemi procesit të dialogut dhe zotit Lajçak, i cili ka mbajtur një barrë të rëndë për ta bërë këtë, padyshim që do të duhet të vazhdojë ta bëjë këtë për ca kohë,” tha Hill.

Ai shtoi se SHBA-të janë absolutisht të përkushtuara për suksesin e procesit të dialogut sepse besojnë se kjo është mënyra e vetme për të ecur përpara.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?