Haradinaj: Faktet dëshmojnë implikimin e Serbisë në sulmin terrorist – kërkojmë hetim ndërkombëtar

Haradinaj: Faktet dëshmojnë implikimin e Serbisë në sulmin terrorist – kërkojmë hetim ndërkombëtar

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se faktet që po zbardhen dëshmojnë për implikimin e thellë të Serbisë në organizimin e akteve terroriste në veri. Haradinaj ka thënë se shtimi i numrit të pjesëtarëve të KFOR-it, dëshmon vendosmërinë e NATO-s se terrorizmi nuk kalon. “Shtimi i numrit të pjesëtarëve […]

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se faktet që po zbardhen dëshmojnë për implikimin e thellë të Serbisë në organizimin e akteve terroriste në veri.

Haradinaj ka thënë se shtimi i numrit të pjesëtarëve të KFOR-it, dëshmon vendosmërinë e NATO-s se terrorizmi nuk kalon.

“Shtimi i numrit të pjesëtarëve të KFOR-it, brenda mandatit që ka, dëshmon vendosmërinë e NATO-s se terrorizmi nuk kalon. Paqja në Kosovë e në Ballkan është vendosur me shumë dhimbje e tragjedi dhe prandaj nuk do të lejojmë askënd që ta rrezikojë atë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se Kosova fuqishëm mbështetë të drejtat e të gjitha komuniteteve në Kosovë.

“Si Kosovë qëndrojmë fuqishëm në mbështetje të të drejtave politike të të gjitha komuniteteve, edhe të komunitetit serb, kjo në bazë të Kushtetutës, ligjeve të Kosovës dhe në bazë të planit Franko- Gjerman të përkrahur nga Amerika”, është shprehur Haradinaj.

Haradinaj ka ripërsëritur kërkesën për hetim ndërkombëtar.

“Faktet që po zbardhen përditë dëshmojnë për implikimin e thellë të Serbisë në organizimin e akteve terroriste në veri dhe shteti i Serbisë nuk mund t’i ikë përgjegjësisë. Prandaj kërkohet një hetim ndërkombëtar për të zbardhur skenarët e destabilizimit, jo vetëm të Kosovës por edhe të Ballkanit dhe për te nxjerrur para drejtësisë të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë në këto sulme terroriste”, ka përfunduar Haradinaj.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?