Gorani: Qe 10 vjet na thanë se nuk ka Zajednicë, sot po na thonë ‘qysh iu vjen më lehtë me e bë’

Gazetari Dukagjin Gorani, mbrëmë në emisionin e debatit në televizionit 7, ‘Pressing’, deklaroi kështu: ‘Atë që ne nuk e dimë, e janë shumë gjëra që nuk i dimë, është për shembull kjo pjesa e draft-statutit që mendoj unë së paku në opinion publik askush nuk e ka të qartë se çka përmban. Na e dimë […]
‘Atë që ne nuk e dimë, e janë shumë gjëra që nuk i dimë, është për shembull kjo pjesa e draft-statutit që mendoj unë së paku në opinion publik askush nuk e ka të qartë se çka përmban.
Na e dimë cka përmban Marrëveshja ose Aneksi i Ohrit, ende nuk e dimë se qysh ka me u zbatu.
Sot e morëm vesh për një mesazhi ose tuiti të kryeministrit shqiptar ku përgëzohet kryeministri i Kosovës ku përgëzohet për pranimin e planit që përfshin edhe draft-statutit.
Si duket pranimi i Asociacionit është parakusht i zbatimit të marrëveshjeve që përfshin Aneksi i Ohrit.
Pra Asociacioni ose Zajednica është fillimi i implementimit.
Mendoj që për këtë arsye është hartu draft-statuti dhe është ngritë në nivel të urgjencës bashkë me dokumente të tjera.
Kësi soji aludon edhe tuitti i kryeministrit Rama.
Kjo pjesë me letrën e imponume nga ana e qeverisë serbe, që nga ana e qeverisë tonë interpretohet si sabotim i procesit, duhet me e pa se në çfarë mënyre është e hartume.
Pa pasë një shpjegim të qartë nga ana e BE-së, është vështirë me e deklaru që është pranu ose refuzu nga ana e qeverisë kosovare.
Kjo formë e pranimit qysh është hartu nga ana e qeverisë sonte, ta jep një përshtypje që kjo është një lloj i pranimit që në situatë konsiderohet e papranueshme.
Atë neve duhet me na e qartësu ndërmjetësuesit, çka është pranu e çka jo.
Nëse e lexojmë tekstin, na i paskemi pranu krejt, e kemi pranu draftin e statutit që nuk e dimë se çka nuk përmban, e kemi pranu Ohrin, por kjo nuk është diçka e re, se kjo është thënë edhe më herët.
Procesi i dialogut nënkupton ekskluzivisht themelimin e Asociacionit. Prej fillimit deri në fund, dialogu bëhet për një send: akomodimin e komunitetin serb, sidomos në veri që të integrohet në shtetin e Kosovës.
Pra, akomodimi i një komuniteti gjeografik, i cili prej Marrëveshjes së Kumanovës, nuk ka qenë tërësisht i saktësumë.
Për shkak të një marrëveshje ushtarake.
Dhe tash, kthimi i veriut nën juridiksion në shtetin e Kosovës, ka qenë mëndu të bëhet përmes një procesi dialogu.
Çështja e njohjes nga ana e Serbisë, anëtarësimi në organizata ndërkombëtare, këto janë konsideru si aspekte dytësore.
Sonte jemi duke folë për cështje që janë konsideru si aspekte dytësore, e sonte jemi tuj i qitë si aspekte prioritare”, tha Gorani, përcjell Periskopi.
Gorani: Nëse jemi kthyer te Asociacioni 2013, dikush duhet të na tregojë qysh i humbëm 10 vjet
‘Çka po dojnë me thanë këto deklarata, është kështu: a iu vjen më lehtë pranimi i Asociacionit, nëse bëhet fjalë për ulëse në OKB?
A iu vjen ma lehtë pranimi i Asociacionit, nëse bëhet fjalë për njohje de facto.
E na këto 10 vjet, jemi përballë me një dilemë tjetër, e ajo është a duhet të ketë Asociacion, a po jo?
Sonte jemi tuj folë a iu vjen ma lehtë Asociacioni nëse është diku perspektiva e ulëses në OKB, ose nëse theksohet një variant ose një trajtë e njohjes de facto.
Kjo neve, qëllimisht është kah don me na shmangë nga një diskutim 10 vjeçar: a do të ketë Asociacion, çfarë do të jetë Asociacioni. Nëse do të ketë Asociacion, çka përmban ky draft.
Nëse përmban variantin e vitit 2015 në formë të rishkruar, mbesim këtu duke e bë të njëjtën pyetje, pse jemi vonuar 10 vjet? Edhe qysh e ka ndër mend pushteti kosovar dhe ndërmjetësuesit me na e kumtu neve këtë lajm, që jemi tuj u kthy në vitin 2013 dhe 2015 dhe me e zbatu të njëjtin send.
Qysh është e mundur që ky statut me qenë kaq i rëndësishëm për ne, kaq vital për funksionimin e shtetit edhe kurrkush në opinion mos me pasë qasje në të. Kurrkush hiç’, tha Gorani në Pressing./Periskopi/












