Gorani: 24 shtatori tregoi se popullata serbe nuk është e gatshme për çfarëdo bashkëjetese

Kështu tha gazetari Dukagjin Gorani, në emisionin e debatit Pressing të T7, përcjell Periskopi: ‘Ajo që morëm vesh më 24 shtator, është që jo vetëm Serbia por edhe popullata serbe në veri është e gatshme me u angazhu në aksione terroriste, veç mos me jetu me neve. Unë nuk e kam pa asnjë individ, asnjë […]
Kështu tha gazetari Dukagjin Gorani, në emisionin e debatit Pressing të T7, përcjell Periskopi:
‘Ajo që morëm vesh më 24 shtator, është që jo vetëm Serbia por edhe popullata serbe në veri është e gatshme me u angazhu në aksione terroriste, veç mos me jetu me neve.
Unë nuk e kam pa asnjë individ, asnjë organizatë, asnjë grup shoqnor në veri të Kosovës e qe besa edhe në jug, që së paku me dalë me protestu kundër një sulmi që ka qenë sulm ushtarak mbi integritetin shtetëor të këtij vendi.
Nuk ekziston as përpjekja më e vogël me e diskutu 24 shtatorit në një mënyrë tjetër, përveç se në mënyrën qysh jemi mësu me e dëgju qe 24 vite.
Kjo për mua, është disfatë e madhe, pikëlluese me e pa që gjasat për bashkëjetesë, të çfarëdoshme me popullatën serbe janë minimizu deri në nivele të pahetueshme.
Kjo neve na sjell në një pikë, shumë më dramatike sesa që ka qenë.
Unë jam munduar t’i kuptoj deri diku pakënaqësitë e komunitetit serb në Kosovë, marrë parasysh statusin e tyre të privilegjuar gjatë 100 vjetëve të fundit dhe marrë parasysh humbjen, reduktimin e tyre në një pakicë kombëtare në një shtet të ri, pra jam munduar me i kuptu, jo me i mirëkuptu por së paku me i kuptu.
Mirëpo, ngjarjet e 24 shtatorit, shpërfaqën një fytyrë që personalisht nuk kam pasë qejf me i pa, mirëpo e kam ditë që ekziston. Mirëpo, në politikë, mundet me ekzistu një sentiment, por jo me u shndërru në qëndrime publike, sepse atëherë ato shndërrohet në qëndrime zyrtare dhe atëherë trajtohesh sipas tyre.
Ajo që kam pa më 24 shtator është gatishmëria e popullatës serbe, me besu që sulmi terrorist mbi vendin tonë, ka qenë një aksion çlirimtar i tyre.
Kjo është një telashe e brengë aq e madhe, sa që ndërhyn drejtpërsëdrejti në strukturën, logjikën e çfarëdo zgjidhje të ardhshme politike.
Asociacioni i komunave serbe, pas 24 shtatorit natyrshëm do të evoluon në shkëputje dhe secesion. Pritja që ai evoluon në një territor autonom, është pritje ma shumë se racionale, tash ajo është realistike. Pritja, që diçka e tillë është faza e parë drejt një shkëputje.
Na kemi punë me një popullatë e cila ka vendosë që shtetin tonë, me e interpretu si abuzuese, shkelëse e të drejtave të tyne dhe penguese e lirive të tyne.
Mes tjerash, ne atyre ua paguajmë rrymën, nuk e dinë çka është me pagu tatim këto 24 vjetët e fundit. Me aq sa e di, asnjëherë nuk është bërë ndonjë dhunë e drejtpërdrejtë e lëre më sisteamtike e strukturime prej organeve policiore, me qëllim të frikësimit.
Ajo që pamë më 24 shtator, është një popullatë që thotë, na ma parë e sulmojmë policinë e juaj, se sa që jemi të interesumë me folë për çfarëdo bashkëjetesë.
Ky është një problem i madh, për të cilin nuk po do me folë kërrkush, as bashkësia ndërkombëtare as Serbia, opinioni i së cilës tash është tërësisht i parëndësishëm e as skena politike në Kosovë.
Por kur i çon 24 orë tuj tregu qysh është e pamundshme zgjidhja, e pamundshme bashkëjetesa me shqiptarë, e pamundshme me u përjetu dhe pranu Kosova, në anën tjetër na tuj thanë qysh është e pamundshme një shtet me Asociacion, në fund qekjo pamundësi dhe pamundshmëri shoqërohet në realitet.
Në fund, përmes këtij lloji të diskutimi, ti e prodhon një realitet të ri i cili thotë kësisoji: këto dy komunitete nuk mundem me jetu bashkë.
A jemi na të gatshëm me e nis diskutimin, qysh dojmë me ia bë, nëse na në vendin tonë i kemi dy komunitete që nuk janë në gjendje me jetu bashkë me njëri-tjetrin.
Ndoshta janë në gjendje me jetu vetëm pranë njëri-tjetrin, por jo bashkë, e ajo është vetëm konzverim i problemit.
Tash, që po bëhet shtimi i trupave të NATO-së, me sa e di, nuk na kanë pyet a me i shtu a jo trupat? Po më doket vetëm na kanë lajmëru që e kanë ndërmend me e shtu numrin.
A na ka vetë dikush prej NATO-së, a mundemi me shtu numrin e forcave në Kosovë, meqë jeni vend sovran dhe i pavarur?
Na e flasim një realitet mbi veten, qysh jemi vend sovran dhe vetemi për gjithçka edhe ekziston një realitet jashtë nesh, ku vendimet merren pa na pyet fare ndërkohë që neve ajo nuk na pengon.
Kur bëhet fjalë për NATO e NATO nuk është vetëm ombrellë e sigurisë, meqë është edhe organizatë politike, meqë nuk e udhëheqin ushtarakët por politikanët, vendimi për shtim trupash është ndërhyrje e thellë edhe politike.
Shtimi i forcave të NATO-së, tregon për shtimin e rrezikshmërisë. Shtimi i trupave të NATO-së është lajm i mirë, por situata është e keqe. Është lajm i keq sepse rrezikshmëria e jetesës në rajon ka fillu të përshkallëzojë.
Nëse fillon rikthimi i vëmendjes ndërkombëtare në Kosovë, në kontekstin e sigurisë dhe rrezikshmërisë, na rrezikojmë mos me pasë zgjidhje të qartë politike, rrezikojmë mbetjen në status-quo, sidomos në këtë situatë pas 24 shtatorit, meqë një komunitet në veri, të ka kallëzu çka mendon për ty: kanë shpallë ditë zie, kanë armatosë njerëz, kanë ardhë me e sulmu shtetin tonë.
Nëse Perëndimi e di se zgjidhja e qartë, mund të shikohet si e paballancume. E qëllimi i bashkësisë ndërkombëtare deri sot, ka qenë që mos me prodhu percepsion që njëra palë fiton e tjetra humb diçka.
Sot, Perëndimi mundet me vendosë atë që e vendosë zakonisht, e ajo është me e konzervu situatën në afat të pacaktumë. Kjo neve na dëmton shumë.
Me shtim të forcave të NATO-së dhe konsiderim të Kosovës si çështje e sigurisë e jo mosmarrëveshje politike. Mes tjerash, këtë e kanë sjell edhe palët që kanë qenë në proces të dialogut, meqë asnjëra prej tyre nuk ka shku me gjetë zgjidhje, por për përzgjatje të pushtetit’. /Periskopi












