Gjykata në Beograd ia ndalon hyrjen në Kosovë dhe ia merr pasaportën serbe, Milan Radojiçiqit

Gjykata e Lartë në Beograd ka hedhur poshtë propozimin e Prokurorisë për paraburgimin e Millan Radojiçiqit i cili vetëm një ditë pasi u arrestua, është liruar. Megjithatë, Gjykata ka marrë vendim që Radojiçiqit të i ndalohet largimi nga shteti i Serbisë pa miratimin e Gjykatës dhe i është ndaluar të shkojë në territorin e Kosovës, […]
Megjithatë, Gjykata ka marrë vendim që Radojiçiqit të i ndalohet largimi nga shteti i Serbisë pa miratimin e Gjykatës dhe i është ndaluar të shkojë në territorin e Kosovës, raporton nova.rs, përcjell Periskopi.
“Gjithashtu, të pandehurit M.R i është konfiskuar përkohësisht dokumenti i udhëtimit, përkatësisht pasaporta e Republikës së Serbisë, dhe i pandehuri është paralajmëruar se mund t’i shqiptohet paraburgimi nëse i shkel ndalesat dhe detyrimet. I pandehuri MR akuzohet për vepra penale e prodhimit, posedimit, mbajtjes dhe trafikimit të paautorizuar të armëve dhe lëndëve shpërthyese nga neni 348, paragrafët 4 dhe 3 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal lidhur me veprën penale të pjesëmarrjes në grup që kryen vepër penale nga Neni 349 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal dhe veprën penale Vepra penale kundër sigurisë së përgjithshme nga neni 288 paragrafi 2 në lidhje me nenin 278 paragrafi 1 të Kodit penal.Kundër vendimit në fjalë lejohet ankesë ndaj jo – Trupi gjykues penal i Gjykatës së Lartë në Beograd, në afat prej tri ditësh nga marrja e vendimit”, përfundon komunikata e dërguar për media.
Kujtojmë se krimineli Milan Radojiçiq ka pranuar se ishte pjesëmarrës në sulmin në Banjskë të Zveçanit, ku si pasojë mbeti i vrarë polici i Kosovës, tashmë heroi Afrim Bunjaku.












