“Fantazma” që drejton Hamas/ Mohamed Deif, njeriu më i kërkuar nga shërbimet e inteligjencës izraelite

“Fantazma” që drejton Hamas/ Mohamed Deif, njeriu më i kërkuar nga shërbimet e inteligjencës izraelite

Në rrjet ekziston vetëm një foto e tij dhe shpeshherë i është vënë nofka fantazma, por Mohamed Deif është njeriu më i kërkuar nga shërbimet e inteligjencës izraelite. E gjitha kjo pasi besohet se ai është personi që qëndron si organizatori ushtarak pas sulmit të 7 tetorit të kryer nga forcat e Hamasit kundër izraelit. […]

Në rrjet ekziston vetëm një foto e tij dhe shpeshherë i është vënë nofka fantazma, por Mohamed Deif është njeriu më i kërkuar nga shërbimet e inteligjencës izraelite. E gjitha kjo pasi besohet se ai është personi që qëndron si organizatori ushtarak pas sulmit të 7 tetorit të kryer nga forcat e Hamasit kundër izraelit.

Ai lindi në vitin 1960 dhe ishte  një “fëmijë” i kampit të refugjatëve Han Younis. Babai dhe daja i tij kishin marrë pjesë në bastisjet e viteve 1950 në mesin e palestinezëve të armatosur. Ishte viti 1980 kur Mohammed Deif iu bashkua Hamasit dhe si shumë të tjerë kaloi pjesën më të madhe të jetës në burgje. Ata që e kanë njohur e quajnë një njëri të qetë, i cili nuk është i interesuar për rivalitetet e brendshme të fraksioneve palestineze, por po zhvillon taktikat e tij.

Që nga fillimi i jetës së tij në Hamas, ai ishte i fokusuar në rrugën ushtarake.

Deif nuk është i bindur se konflikti izraelito-arab do të zgjidhet me dhunë, ashtu si të tjerët në Hamas, Dief e sheh Marrëveshjen e Oslos, e cila në fund të viteve 1990 premtoi një zgjidhje paqeje, si një tradhti të rezistencës palestineze. Nofka e tij ushtarake është “Mysafiri apo e thene ndryshe vizitori “, duke iu referuar zakonit të palestinezëve të paligjshëm për të kaluar çdo natë në një shtëpi të ndryshme për të shmangur inteligjncën izraelite.

Ne vitin 2014, pas një sulmi ajror izraelit, Dief humbi krahun dhe këmbën duke qëndruar në karrige me rrota, por ai prapë arrin t’u shmanget izraelitëve dhe të planifikojë operacione. Izraeli e konsideron atë përgjegjës për vdekjen e dhjetëra njerëzve në sulme vetëvrasëse. Përsa i përket konfliktit mes Izraelit dhe Palestinës ai beson se tani “nuk do të ketë armëpushim” me Izraelin, por “vetëm hakmarrje”.

Përgjatë dy viteve te fundit te tij ne krye te Hamas, El Deif me lëvizjet e tij u përpoq të bindte Izraelin se fokusi i këtij grupimi ishte në çështjet e brendshme të Gazës, ndonëse e vërteta ishte tërësisht e kundërta pasi prej të paktën dy vitesh ky grup militant po planifikonte një sulm hakmarrës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?