Edhe Mimoza e aferës ‘Zdravo’ e revoltuar me Edi Ramën: Veriu i Kosovës ka zot shtëpie

Edhe Mimoza e aferës ‘Zdravo’ e revoltuar me Edi Ramën: Veriu i Kosovës ka zot shtëpie

Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila ka reaguar lidhur me deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama i cili ka thënë se “veriu i Kosovës ndër vite është bërë tokë e askujt”. Kusari – Lila ka thënë se veriu i Kosovës ka ‘zot shtëpie’. “Të paktën të kuptosh kur diçka […]

Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila ka reaguar lidhur me deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama i cili ka thënë se “veriu i Kosovës ndër vite është bërë tokë e askujt”.

Kusari – Lila ka thënë se veriu i Kosovës ka ‘zot shtëpie’.

“Të paktën të kuptosh kur diçka e propozuar nuk është në interesin e Kosovës dhe të kthehesh e reflektosh, sikur reflektove për “Ballkanin e hapur”. Kuptoje se, nuk na duhet konferencë ndërkombëtare për Kosovën dhe – veriu i Kosovës ka zot shtëpie, është shtëpi me telashe, por ka titullar”- ka thënë ajo.
Sipas saj, Rama duhet ta kuptojë përgjegjësinë dhe peshën e fjalëve, kur flet për krizën e Kosovës.

KM @ediramaal është koha e fundit të kuptosh përgjegjësinë dhe peshën e fjalëve tua për forumet & mediat ndërkombtare, kur flet për krizën e 🇽🇰. Jam e bindur që e kupton problemin, por s’kuptoj pse këto “salto mortale” retorike, pa ndërlidhje me qëndrimet e lidershipit Kosovar?🧵 pic.twitter.com/jw2Oq2VFCS

— Mimoza Kusari 🇽🇰🇺🇦 (@mimozakusari) October 4, 2023

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se NATO duhet të rivendosë kontrollin në veriun e Kosovës ose të përballet me dhunën e vazhdueshme mes serbëve etnikë dhe shqiptarëve në rajon.

Rama, për Financial Times ka thënë se veriu i Kosovës ndër vite është bërë tokë e askujt.

“Kosova është një pikë e nxehtë” -tha Rama. [Veriu i Kosovës] është bërë me kalimin e viteve një tokë e askujt, ku të gjitha llojet e krimeve kombinohen me nacionalizmin në rritje. Kufiri mes krimit dhe politikës është zbehur”- ka deklaruar ai.

Rama ka bërë thirrje për një konferencë të nivelit të lartë që përfshin liderët e Francës dhe Gjermanisë dhe ri angazhimin e SHBA.

Deklarata e Ramës se veriu i Kosovës është bërë tokë e askujt, ka ngjallur reagime në opinionin publik.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?