E tmerrshme: Nëna e 10 vjeçares së dhunuar në Gjakovë në paraburgim, dyshohet për “keqtrajtim”

E tmerrshme: Nëna e 10 vjeçares së dhunuar në Gjakovë në paraburgim, dyshohet për “keqtrajtim”

Një 10 vjeçare nga Gjakova ka treguar se në disa lokacione, persona të ndryshëm kanë abuzuar me të dhe e kanë dhunuar seksualisht. Këtë rrëfim e mitura e ka treguar të premten para zyrtarëve policorë. Për dhunimin seksual të së miturës po dyshohet se ka qenë dijeni edhe nëna e saj, e madje edhe mund […]

Një 10 vjeçare nga Gjakova ka treguar se në disa lokacione, persona të ndryshëm kanë abuzuar me të dhe e kanë dhunuar seksualisht.

Këtë rrëfim e mitura e ka treguar të premten para zyrtarëve policorë.

Për dhunimin seksual të së miturës po dyshohet se ka qenë dijeni edhe nëna e saj, e madje edhe mund të ketë pasur edhe ndikim.

E njëjta është arrestuar nga Policia e Kosovës.

V.H., nëna e 10 vjeçares nuk dihet saktësisht çfarë roli kishte në dhunimin e vajzës, por të paktën ajo dyshohet për keqtrajtim apo braktisje të fëmijës.

Në rrëfimin e 10 vjeçares thuhet se është dhunuar nga disa persona, por Policia ka arritur ta identifikoj dhe ta arrestoj vetëm një të dyshuar.

Ky person dyshohet për dhunim.

Pas ndalimit për 48 orë, ndaj tyre Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar 30 ditë paraburgim.

Kërkesa e tyre është shqyrtuar këtë të diele nga Themelorja.

“Të dyshuarit me inicialet Y.V i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh për veprën penale ‘dhunim’. Edhe të ëmës së viktimës V.H., i është caktuar një muaj paraburgim për veprën penale ‘keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”, thotë Lekë Muqaj, Zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Gjakovë.

Për shkak të ndjeshmërisë së rastit, nuk janë dhënë detaje identifikuese të personave të përfshirë ose vendeve ku dyshohet se janë kryer dhunimet seksuale./dukagjini.com

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?