E thotë edhe këtë Haxhiu: Mimoza Kusari s’ka biseduar me Radojçiqin, Simiqin e ka larguar nga zyra

E thotë edhe këtë Haxhiu: Mimoza Kusari s’ka biseduar me Radojçiqin, Simiqin e ka larguar nga zyra

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka mohuar se shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari, ka biseduar me kriminelin Millan Radojçiq. Ajo në Debat Plus, i ka dalë në mbrojtje Kusari-Lilës, duke thënë se me Slavko Simiqin e Listës Serbe ka folur për votimin e ligjeve që janë në interes të Kosovës. Haxhiu […]

Ajo në Debat Plus, i ka dalë në mbrojtje Kusari-Lilës, duke thënë se me Slavko Simiqin e Listës Serbe ka folur për votimin e ligjeve që janë në interes të Kosovës.

Haxhiu tha se audio-incizimet e publikuara nga mediumi Nacionale, janë të paligjshme.

“Mimoza nuk është takuar me Radojciqin as nuk ka biseduar me të. Ka pasur me të tjerë që e kanë takuar, e kanë pritur në zyre ndoshta edhe në shtëpi. Në ato incizime kjo flet me Simiqin, i gjithë diskutimi është votimi i ligjeve. Po të kishte efekt biseda e Mimozës me Simiqin, sigurisht ato incizime të paligjshme sepse janë të palijgshme, janë vepër penale, sepse nuk kam autorizim…”, tha ajo.

Sipas Haxhiut, kur Simiqi ia ka lexuar një letër të Radojçiqit, Kusari-Lilës, kjo e fundit e ka larguar nga zyra.

“Në momentin kur Simiqi ia ka lexu një letër të Radojciqit, Kusari-Lila e ka qit jashtë Simiqin. Është pre cka ka thënë Mimoza, qëllimshëm, cka ka thënë Mimoza, nuk janë bisedat nga fillimi deri në fund. Këto janë tendenca që opozita tenton të bëjë opozitë me to”, ka thënë ajo.

Ministrja e Drejtësisë, tha se ka të tjerë liderë qe e kanë takuar Radojçiqin, madje sipas saj i kanë shkuar edhe në shtëpi.

“Ka liderë që e kanë pritur në shtëpi, ka edhe që i kanë shku në vilë që do të konfiskohet. Ata duhet të japin llogari. Duhet të japë llogari prokuroria pse ia ka tërhequr urdhërarrestin”, ka thënë ajo.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?