Dyshimet se i përdoren mjetet ushtarake amerikane: Ndëshkimi për shtetin serb do të jetë i madh

Dyshimet se i përdoren mjetet ushtarake amerikane: Ndëshkimi për shtetin serb do të jetë i madh

Ditë më parë janë ngritur dyshime për përdorimin e automjeteve ushtarake amerikane në stërvitjen e terroristëve në bazat ushtarake në Serbi. Sipas njohësve të sigurisë, nëse kjo vërtetohet, pritet që Serbia ta paguajë një faturë të lartë. Ndëshkimi, sipas tyre, mund të jetë në shumë aspekte dhe nuk do të jetë individual, shkruan RTK. Departamenti […]

Ditë më parë janë ngritur dyshime për përdorimin e automjeteve ushtarake amerikane në stërvitjen e terroristëve në bazat ushtarake në Serbi. Sipas njohësve të sigurisë, nëse kjo vërtetohet, pritet që Serbia ta paguajë një faturë të lartë. Ndëshkimi, sipas tyre, mund të jetë në shumë aspekte dhe nuk do të jetë individual, shkruan RTK.

Departamenti Amerikan i Shtetit ia konfirmoi një ditë më parë RTK-së se Shtetet e Bashkuara e marrin seriozisht çdo pretendim që përfshin pajisje të ofruara nga SHBA kudo në botë. Në pyetjen nëse kanë informata rreth mundësisë së keqpërdorimit të pajisjeve ushtarake të dhuruara si donacion Serbisë në vitin 2017, një zëdhënës i departamentit iu përgjigj se janë duke e shqyrtuar këtë çështje duke mos dhënë detaje të tjera.

Kjo përgjigje e departamentit amerikan të shtetit erdhi pas ngritjes së dyshimeve se terroristët serbë, të cilët sulmuan veriun e Kosovës më 24 shtator si agresion i Serbisë ndaj Kosovës, u trajnuan nëpër bazat ushtarake serbe paraprakisht me automjete ushtarake amerikane të tipit Humvee.

Nëse kjo vërtetohet, pritet që Serbia të paguajë një faturë të lartë. Ndëshkimi mund të jetë në shumë aspekte dhe nuk do të jetë individual, thotë eksperti i sigurisë, njëherësh ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani.

“Shteti serb do të konsiderohet si shtet joserioz dhe jo kredibil, për SHBA-në dhe shtetet e BE-së. Kjo është pasoja e parë, e pastaj në mënyrë të organizuar shtetit serb do t’i vendosen edhe sanksione ushtarake të pajisjeve ushtarake e të komunikimit e bashkëpunimit ushtarak. Në aspektin individual shtet me shtet, besoj që kjo ngjarje do të ndikojë në ndërprerjen e stërvitjeve ushtarake, projekteve të përbashkëta ushtarake dhe të mbrojtjes, sikurse edhe planifikimi i përbashkët në të ardhmen”, ka theksuar ai.

Dhënia në shfrytëzim e mjeteve ushtarake për qëllime të ligjshme dhe përdorimi i tyre për akte terroriste ndaj një shteti tjetër, do ta penalizojë Serbinë në disa drejtime, thonë në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë.

Për çështjen e armëve, muaj më parë ka ngritur shqetësim edhe kryetarja e komisionit për politikë të jashtme në parlamentin britanik Alicia Kearns.

Ajo i ka kërkuar Britanisë ta ndalojë shitjen e armëve Serbisë pas ngritjes së shqetësimeve se po kontrabandoheshin armë përmes autoambulancave nëpër manastiret ortodokse.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?