Drejtori i shkollës në Pejë tregon çfarë sjellje kishte 16-vjeçari i dyshuar për planifikimin e sulmit

Autoritetet gjyqësore në Kosovë njoftuan se kanë arrestuar një 16-vjeçar që dyshohet se ishte përgatitur që të kryente një “sulm të gjerë ndaj disa nxënësve të një shkolle në Pejë”. Prokuroria Speciale tha se i dyshuari B.M, për disa muaj kishte bërë plane dhe përgatitje për këtë sulm. Prokuroria të dielën bëri të ditur se […]

Prokuroria Speciale tha se i dyshuari B.M, për disa muaj kishte bërë plane dhe përgatitje për këtë sulm.

Prokuroria të dielën bëri të ditur se gjykata kompetente ka miratuar kërkesën e tyre dhe ndaj të dyshuarit është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

RTV21 ka kontaktuar me drejtorin e shkollës (emër i njohur për redaksinë) ku vijonte mësimin 16-vjeçari i dyshuar për planifikimin e vrasjes së shokëve.

Ai tha se te i dyshuari B.M ka qenë nxënës mesatar, i heshtur dhe pa ndonjë vërejtje në sjellje.

Sipas drejtorit të vetmen vërejtje që e ka pasë kujdestarja e klasës së 16-vjeçarit ka qenë mungesat e tij në orët e para të mësimit.

“Djali ka qenë pak i heshtur, i tërhequr, por nuk ka pasur abuzim në klasë apo ndonjë ngacmim me dikë. Në klasë ka qëndruar por në kohën e fundit ka qëndruar i vetëm sipas policisë në rrjetet sociale ka filluar të zhvillojë një komunikim me njerëz jashtë shkollës për përgatitjen e atij plani”, tha drejtori i shkollës.

Drejtori tha se shkolla është duke e vazhduar normalisht procesin mësimor.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, kushdo që përgatit kryerjen e një vepre terroriste mund të dënohet nga pesë deri në 20 vjet burgim.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?