Drejtoresha e arsimit thotë se ende ka nxënës në Prishtinë pa libra

Drejtoresha e arsimit thotë se ende ka nxënës në Prishtinë pa libra

Mësimi ka filluar tash e një muaj por mungesa e librave dhe subvencionimi i prindërve, ende nuk është përmbushur në Komunën e Prishtinës, derisa janë 325 prindër që kanë aplikuar për subvencionimin me nga 70 euro si lehtësim për regjistrimin e fëmijëve në çerdhet private. Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati në […]

Mësimi ka filluar tash e një muaj por mungesa e librave dhe subvencionimi i prindërve, ende nuk është përmbushur në Komunën e Prishtinës, derisa janë 325 prindër që kanë aplikuar për subvencionimin me nga 70 euro si lehtësim për regjistrimin e fëmijëve në çerdhet private.

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati në një intervistë për KosovaPress, ka treguar se furnizimi me libra këtë vit ka qenë shumë i dobët, derisa thekson se ende ka nxënës të cilët po mbajnë mësim pa libra

Ajo tha se shpreson që vitin e ardhshëm të mos përsëritet kjo procedurë sepse nuk është aspak në favor të prindërve dhe nxënësve.

Musmurati të nevojshme e cilësoi edhe renovimet e shkollave në Prishtinë. Ajo tha se përkundër faktit që kanë filluar renovimet në të njëjtën kohë me procesin mësimor, shkollat në Prishtinë kanë qenë në gjendje të mjerueshme dhe kanë pasur nevojë për një renovim.

Ajo shtoi se këtë vit siguria në shkolla ka avancuar, pasi ndryshe nga vitet e tjera, shkollat janë të pajisura me kamera dhe nevoja tjera të cilat kanë të bëjnë më sigurinë e nxënësve në shkolla.

Drejtoresha e Arsimit, Musmurati theksoi se për herë të parë do të realizojnë një analizë të shkollave dhe kërkesave të prindërve, në mënyrë që veprimet të cilat do t’i ndërmarrin për sigurinë në shkolla do të jenë të bazuara në fakte. /KP/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?