DITA E GJASHTË: 1.200 palestinezë dhe 1.200 izraelitë të vrarë, gjithçka që duhet të dini deri në këto momente

1,200 palestinezë dhe 1,200 izraelitë të vrarë. Ky është bilanci tragjik i konfliktit në Lindjen e Mesme deri tash. Është dita e gjashtë e konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit. Qe një përmbledhje në disa pika rreth 24 orëve të fundit, shkruan Guardian, përkthen Periskopi: 1.Izraeli ka kryer bombardime në shkallë të gjërë në Gaza. Ushtria […]
Është dita e gjashtë e konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit. Qe një përmbledhje në disa pika rreth 24 orëve të fundit, shkruan Guardian, përkthen Periskopi:
1.Izraeli ka kryer bombardime në shkallë të gjërë në Gaza. Ushtria izraelite thotë se rreth orës 4.30 të mëngjesit të së enjtes, ka filluar sulmin masiv ndaj caqeve të Hamasit. Nuk kanë dhënë më shumë detaje. Sipas mediave të lidhura me Hamasit, 15 palestinezë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga sulmet e Izraelit.
2.Numri i të vrarëve në Gaza deri tani ka arritur në 1,200. Kështu ka bërë me dije ministria e shëndetësisë palestineze. Ndërkohë, edhe numri i vrasjeve në Izrael, deri tani mendohet të jetë 1,200.
3.Presidenti palestinez, Mahmud Abas do të takojë sekretarin amerikan të shtetit Antony Blinken i cili tashmë ka arritur për vizitë në Izrael.
4.Më shumë se 338,000 njerëz në Gaza deri tani janë detyruar të zhvendosen nga shtëpitë e tyre.
5.Kryqi i Kuq thotë se është në kontakt me Hamasin për të liruar pengjet që po mban.
6.Presidenti amerikan Joe Bidan, e ka përshkruar sulmin e Hamasit si “mizori e qartë’ si dhe i ka bërë thirrje Iranit që të ‘’të ketë kujdes’.
7.I dërguari kinez për Lindjen e Mesme, Zhai Jun, ka thënë se ‘qeveria kineze është duke komunikuar me Egjiptin në mënyrë që të punojnë për një marrëveshje armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit’.
8. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka thënë që urgjentisht të lejohet zinxhiri i furnizimit me ‘ujë, rrymë dhe ushqim’ në Gaza. /Teksti i përkthyer nga The Guardian/Fotografia kryesore e lajmit: Haitham Imad/EPA / Periskopi/
Lexo edhe këtë:












