Detaje të reja nga organizimi i sulmit terrorist në Turqi: E vranë veterinerin dhe ia morën veturën

Detaje të reja nga organizimi i sulmit terrorist në Turqi: E vranë veterinerin dhe ia morën veturën

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga sulmi terrorist që tronditi mëngjesin e kësaj të diele Ankaranë, ku një kamikaz hodhi veten në erë dhe një tjetër u neutralizua nga forcat e sigurisë teksa mësynë godinën e Ministrisë së Brendshme turke. Media turke SABAH raporton se dy terroristët kanë vjedhur automjetin që përdorën për […]

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga sulmi terrorist që tronditi mëngjesin e kësaj të diele Ankaranë, ku një kamikaz hodhi veten në erë dhe një tjetër u neutralizua nga forcat e sigurisë teksa mësynë godinën e Ministrisë së Brendshme turke.

Media turke SABAH raporton se dy terroristët kanë vjedhur automjetin që përdorën për sulmin në fshatin Çataloluk të provincës Kayseri, nga veterineri Mikail Bozlağan.

Sipas kronologjisë së ngjarjes dy terroristët i kanë bllokuar rrugën veterinerit, e kanë vrarë duke e qëlluar me armë në kokë dhe më pas e kanë tërhequr zvarrë për ta hedhur në një kanal.

Mikail punonte si veteriner në qytezën Bakırdağı, e cila ndodhet 7 kilometra larg vendit ku terroristët i zunë pritë dhe mjeti që përdorte ishte në pronësi të  Shërbimit Veterinar dhe Blegtorisë.

Duke folur për SABAH, kryeplaku i fshatit Çataloluk, İsmail Yıldırım deklaroi se incidenti ndodhi rreth orës 20:30 të mbrëmjes së të shtunës.

Terroristët ndaluan automjetin e veterinerit Mikail Bozlağan në afërsi të fshatit Avlağa. Ata e vranë Mikailin dhe i vodhën automjetin e tij, duke e lënë të vdekur në një kanal në anë të rrugës. Babai e gjeti trupin e djalit të tij duke ndjekur gjurmët e gjakut në rrugë”, tha ai.

Yıldırım deklaroi se fshati i tyre është shumë pranë maleve Demi në kufirin e Adanas.

Ne kërkuam automjetin e Mikailit në pyll, por nuk e gjetëm. Terroristët erdhën në këmbë nga zona e pyllit. Nga kamerat e fshatit tonë u pa se automjeti i Mikailit hynte por nuk dilte. Terroristët dolën jashtë rrugës për të mos u kapur nga kamerat. Fshati ynë është një zonë e pyllëzuar dhe malor në fund të maleve të Demit”, shtoi ai.

Ndërkohë, si pasojë e sulmit ka mbetur i plagosur punonjësi i policisë Ercan Karabaş, që ka marrë plumba në të dyja këmbët dhe kolegu i tij Halim Reis si pasojë e goditjes së predhave në gjoks dhe këmbën e djathtë.

Sulmi ndodhi në ditën kur do të niste punimet Parlamenti turk, që do të hapte vitin e ri legjislativ pas një pauze prej dy muaj e gjysmë. /A2CNN

Momenti i sulmit pranë Parlamentit në Turqi (VIDEO)

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?