Dëshmi të reja: Shoku i djalit të Vuçiqit pjesë e sulmit terrorist në Banjskë

Dëshmi të reja janë zbuluar nga sulmi terrorist në Banjskë. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla ka njoftuar se në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur sulmi është gjetur vetura dhe dokumenti i identifikimit të Milorad Jevtic. Jevtic del të jetë shoku i Danilo Vuçiqit, djalit të presdentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq. Në 5-vizitat […]
Dëshmi të reja janë zbuluar nga sulmi terrorist në Banjskë.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla ka njoftuar se në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur sulmi është gjetur vetura dhe dokumenti i identifikimit të Milorad Jevtic.
Jevtic del të jetë shoku i Danilo Vuçiqit, djalit të presdentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq.
Në 5-vizitat e fundit të Danilo Vuçiqit në Kosovë, 4 herë ishte bashkë me Milorad Jevtic.
Jevtic po ashtu ishte njëri nga personat që kishin sulmuar KFOR-in me 29-maj në Zveçan.
Postimi i plotë:
Dy javë pas sulmit terrorist në Banjska, vijojmë me zbardhjen e fakteve që vërtetojnë lidhjen direkte të Serbisë në…
Posted by Xhelal Sveçla on Sunday, October 8, 2023












